E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-së i ikin 3 këshilltarë, bashkohen me PS

Tre keshilltarët janë larguar nga LSI me pretendimin se nuk morën asnjë vlerësim nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta. Ata kanë preferuar që për zgjedhjet e Qershorti t’i përkasin grupimit të majtë, konkretisht Partia Socialiste 

TIRANE-Vazhdojnë rrjedhjet në LSI. Tre këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë larguar nga gjiri i partisë dhe janë bashkuar më Partinë Socialiste. Tre keshilltarët Albana Hodaj, Artan Licaj dhe Morand Hoxha janë larguar nga LSI me pretendimin se nuk morën asnjë vlerësim nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta. Ata kanë preferuar që për zgjedhjet e Qershorti t’i përkasin grupimit të majtë, konkretisht PS.
Pak kohë më parë nga LSI u larguan dy emra të rëndësishëm në strukturat qendrore të kësja partie dhe disa ditë më vonë kreu i LSI në Urën Vajgurore dhe ajo e Shkodrës. Pretendimi i tyre kanë qënë listat e deputetëve të ardhshëm që aspiron kjo parti për zgjedhjet e pritshme parlamentare. Sipas tyre, kreu aktual i LSI, Meta ka shpërfillur kontributin e tyre dhe ka përfshirë në listë emra që nuk kanë asnjë lidhje me partinë e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›