Moti i keq, veshtirësi në porte, vonohen tragetet
Në Adriatik, dallgët e detit, kanë shkuar deri në 7 ballë, çka e ka vështirësuar jo pak punën në këtë port. Tragetet Bari-Durrës, kanë mbërritur dy orë me vonesë. Puna është bllokuar perkohesisht edhe në portin e Vlorës
DURRES-VLORE-Moti i keq i shoqëruar me stuhi detare, ka bërë që të bllokohet puna në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit. Situata nuk paraqitet më e mirë as në Portin e Vlorës. Në Adriatik, dallgët e detit, kanë shkuar deri në 7 ballë, çka e ka vështirësuar jo pak punën në këtë port. Tragetet Bari-Durrës, kanë mbërritur dy orë me vonesë, për shkak të detit të trazuar. Deti Adriatik, po shoqërohet me stuhi të fuqishme detare, duke bërë që daljet në det për mjetet lundruese të ndërpriten gjer në momentin, që valët e fuqishme të qetësohen.
Puna është bllokuar perkohesisht edhe në portin e Vlorës. Nga Brindizi i Italisë është vetëm një traget, i cili nuk ka mbërritur ende. Edhe në detin Jon, fuqia e detit është 6-7 ballë.
(d.b/BalkanWeb)