Të përndjekurit, ja ku do të tërhiqen paratë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Përfituesit duhet të hapin llogari bankare në një nga 8 bankat e caktuara nga Ministria e Financave
“Tërheqja nga këto llogari do të bëhet vetëm nga përfituesit. Në rastet e vdekjes së përfituesit, bankat mund të lejojnë tërheqjen vetëm kundrejt certifikatës së vdekjes dhe një akti gjyqësor për përfituesin/përfituesit e tjerë”, sqarojnë burimet”
Ministria e Financave ka nisur shpërndarjen e parave për dëmshpërblimin e të persekutuarve. Procedura e kërkon që personat, të cilët do të përfitojnë të parët nisur nga lista emërore do të hapin nga një llogari bankare në një prej bankave të nivelit të dytë. Këto banka janë: Alpha Bank, Raiffeisen Bank, Banka Popullore, Banka Kombëtare Greke, BKT, Tirana Bank, Union Bank, Banka Ndërkombëtare Tregtare. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, me hapjen e llogarisë personat do të depozitojnë fizikisht në degët e thesarit të çdo dege vërtetimin/konfirmimin për Emër, Atësi, Mbiemër dhe numrin e llogarisë në formë të shkruar. Me përcjelljen e këtij informacioni nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave, kjo e fundit do të procesojë pagesat/transfertat për në llogaritë e përfituesve. Po sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, kanë filluar të shpërndahen paratë sipas listës emërore të përgatitur. “Tërheqja nga këto llogari do të bëhet vetëm nga përfituesit. Në rastet e vdekjes së përfituesit, bankat mund të lejojnë tërheqjen vetëm kundrejt certifikatës së vdekjes dhe një akti gjyqësor për përfituesin/përfituesit e tjerë”, - sqarojnë burimet. Sipas të dhënave të deklaruara deri më sot, për fondin e dëmshpërblimit për 2009-ën janë parashikuar 20 milionë dollarë, shto këtu edhe 10 përqindëshin që përfitohet nga privatizimet e mëdha, ku një pjesë, është thënë se do ta marrin ish-pronarët dhe një pjesë do t i shtohet procesit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurive. Në total janë rreth 17 mijë e 500 dosje të miratuara nga Ministria e Drejtësisë për të përndjekurit dhe ish-të burgosurit. Pagesa e miratuar për dëmshpërblim, në bazë të ligjit është 2 mijë lekë për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30 nëntor 1944 deri më 1 tetor 1991. Ndërsa me 1 mijë lekë në ditë do të dëmshperblehen financiarisht personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009