Orët e tmerrit të Arta Dobroshit
Autori i Lajmit: red.
Nga Stefani Kirçner
“Mirë se erdhe në Prishtinë, kalofshi mirë”,- e përshëndet polici kufitar Arta Dobroshin, ndërsa ajo arrin në aeroportin e kryeqytetit të Kosovës. Çfarë do të dukej si një gjest thjesht i sjellshëm për shumëkënd, për aktoren kosovare duket i çuditshëm. Ajo është rritur në Prishtinë gjatë përpjekjeve të vendit për pavarësi në vitet 90, kur forcat e sigurimit të Serbisë kryen një fushatë represioni dhe dhune kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës. Dhe ndërsa dhuna ka mbaruar, kujtimet janë ende të freskëta. “Jo shumë kohë më parë, kam jetuar në frikë të përhershme nga policia”, - thotë ajo. “Kishe frikë se ata do të shihnin pasaportën tënde dhe do të të rrihnin”.
Udhëtarja e botës
Por të trajtohesh me respekt nga policia nuk është e vetmja gjë që ka ndryshuar në jetën e Dobroshit. E lindur dhe e rritur në Kosovën e vogël dhe të mbyllur, 29-vjeçarja sot është një udhëtare e botës. Ajo së fundi ka qenë në Australi, Kanada dhe Japoni për të promovuar rolin e saj kryesor në filmin The Silence of Lorna , filmi i fundit i vëllezërve belgë Jean-Pierre dhe Luc Dardenne. Performanca magjepsëse e Dobroshit në rolin e Lornas, një emigrante e re shqiptare, ka joshur kritikët ndërkombëtarë dhe e ka bërë atë aktoren e parë kosovare në histori që ka ecur në tapetin e kuq në “Cannes Film Festival”, ku vitin e kaluar filmi fitoi çmimin për skenarin më të mirë.
Gjërat do të kenë ndryshuar për Dobroshin. Si adoleshente në Kosovën e kthyer e në luftë, mundësitë ishin grumbulluar kundër saj. Ajo flet për një ditë në vitin 1999 kur gjuajtësit me armë ia mësynë një lokali në Prishtinë dhe hapin zjarr. Pothuajse të gjithë klientët, përfshirë edhe një profesor të Dobroshit në Akademinë e Arteve të Prishtinës dhe një mike e mirë e saj, gjithashtu aktore, u qëlluan për vdekje. Një shoqe tjetër e saj mbijetoi me një plumb në kokën e saj.
Në atë kohë, Dobroshi ishte në Maqedoni, ku po ndihmonte në një kamp refugjatësh për International Medical Corps (IMC), duke punuar me njerëz që ishin traumatizuar ashpër nga lufta. “Aty kishte fëmijë që nuk flisnin”, - kujton ajo. “Burra dhe gra që vetëm bërtitnin”,- shton aktorja.
Por Arta Dobroshi nuk e ka humbur kohën kohën kot duke menduar për tragjeditë që ka parë. Në vend të kësaj, ajo e futi veten në aktrim. Ajo mori role në teatrin lokal dhe filmat shqiptarë dhe përfundimisht tërhoqi vëmendjen e vëllezërve Dardenne, filmat e të cilëve Rosetta (1999) dhe L Enfant (2005) secili tashmë kishte fituar Palmën e Artë në Kanë. Ata e ftuan atë në prova për rolin udhëheqës në filmin The Silence of Lorna . “Nëse dikush më thotë nuk mund ta bësh këtë , vetëm sa më shtyn të provoj më shumë”, - qesh ajo.
Dobroshi e mori rolin dhe gjithçka ndryshoi brenda natës. Ajo e mësoi gjuhën frënge brenda dy muajve dhe filloi xhirimet, gjatë të cilave u zhyt në rol. “Kam qenë në personazh gjatë tërë kohës së xhirimeve”,- thotë ajo. “Gjatë uikendeve, pothuajse në tërësi do ta izoloja veten”.
Në një rol perfekt?
Kjo është njëra arsye pse Dobroshi është kaq bindëse në rolin e Lornas, një femër e re shqiptare, e cila ëndërron për të hapur një bar të vogël në Belgjikë me të dashurin e saj dhe pajtohet për një plan të hileqar: Do të martohet me Klaudin, një shitës droge, për nënshtetësi, ta vrasë atë, pastaj të martohet me një gangster rus, i cili do të paguante shumë për një pasaportë belge. Por plani nuk ecën kur Lorna fillon të bjerë në dashuri me Klaudin. The Silence of Lorna , i cili do të shfaqet në SHBA në korrik, është po aq një histori dashurie sa është triler, dhe duke qenë një film Dardenne ka gjithashtu një dozë kriticizmi.
Megjithëse Dobroshi insiston se ngjashmëritë ndërmjet asaj dhe Lornës janë koincidencë e pastër, është tunduese për të ndërtuar paralele ndërmjet përcaktimit me të cilin Lorna e ndjek ëndrrën e saj dhe këmbënguljes me të cilën Dobroshi e ka ndjekur ëndrrën e saj. Për një gjë, aktorja dhe personazhi i saj shpërndajnë pothuajse një kënaqësi sfiduese të jetës.
Motivimi i saj mund të jetë i ndryshëm këto ditë, por Dobroshi është ende e përqendruar për të kaluar kohën sa më mirë. Ajo së fundi ka kaluar një kufi si anëtare e jurisë në Berlin Film Festival dhe tani është e zënë duke lexuar skenarë. Ndoshta herën tjetër kur Dobroshi të shkojë në aeroportin e Prishtinës, polici kufitar do të ishte më shumë sesa thjesht i sjellshëm, ai do t i kërkonte autografin.
(The Times)
Ky lajm është publikuar: 05/03/2009