LSI shpreh mbështetje për masat e ndërrmara nga Ministria e Shëndetësisë për krijimin e grupit ministror kundër virusit A (H1N1)

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur mbështetjen e saj ndaj masave që Ministria e Shëndetësisë si dhe grupi ministror, i drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, kanë marrë lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit të gripit A (H1N1), i njohur ndryshe si gripi i derrit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, tha sot në një konference për shtyp, se "mbështesim të gjitha masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë si dhe grupi ministror, i drejtuar nga Kryeministri Berisha, pasi situtata kërkon një vëmendje të veçantë, kryesisht lidhur me një kontroll akoma më intensiv, veçanërisht në pikat kufitare, ato ajrore dhe ato detare”. Vasili kërkoi nga sistemi shëndetësor që "të jetë në gatishmëri të plotë, veçanërisht ai parësor, i cili komunikon me një numër të madh qytetarësh, si dhe do të duhet të komunikojNë me të gjithë familjet, të cilat kanë nën mbulim për të informuar gjerësisht ata”. Sipas tij, "edhe media do të duhet që të jetë sot më e kujdesshme se asnjëherë, pasi specifikat e kësaj lloj pandemie të paverifikuar kurrë më parë, kërkojnë kujdes te veçantë”. Rasti i parë i prekur nga virusi A (H1N1) në Shqipëri, një student nga Gjirokastra, u konfirmua dje në mbrëmje nga Instituti i Shëndetit Publik.
...