"LSI s‘mund të përsërisë disfatën e 2005"
Na shajnë përtej frëngjisë dikur
të përbashkët, por ne vazhdojmë
të punojmë". Ky është
vlerësimi i sekretarit për programin
politik të Partisë Socialiste, Andis
Harasani. Në një intervistë për "Shqip", ai
analizon zhvillimet e fundit politike dhe
përplasjet në gjirin e opozitës. Sipas tij,
pozicionimi i partisë së Ilir Metës nuk
mund të sjellë të njëjtën pasojë si në vitin
2005 për shkak se situata nuk është e njëjtë
dhe realiteti ku ndodhet vendi është ndryshe.
Harasani lëshon alarmin edhe për situatën
ekonomike, duke paralajmëruar
përkeqësimin e saj.
Zoti Harasani, duket se jeni
rikthyer shumë aktiv në publik
pas një periudhe heshtjeje. Pse
ka ndodhur një gjë e tillë?
Pyetja juaj është shumë relative, ajo
që ju e konsideroni periudhë heshtjeje
është në fakt një punë e vazhdueshme
brenda ekipit të Partisë Socialiste, në të
cilin unë besoj se kam kryer detyrat e
mia. Çdo ditë e më tepër, PS po shndërrohet
në një ansambël që ka një dirigjent,
ku secili aktor dhe faktor po merr
dhe zhvillon përgjegjësi konkrete brenda
një kuadri të caktuar disipline normale
për një parti politike. Në vite PS ka
vuajtur nga protagonizmi dhe në vite,
për hir të protagonizmit, në PS kishin
mundur të depërtonin qëndrime, ide
apo dhe opinione individuale, të cilat
dëmtonin të tërën. Sot PS është një makinë
elektorale, nëse do të më lejohej një
krahasim i tillë, që po kryen me dinjitet
detyrën e saj të shenjtë përpara shqiptarëve:
po ju dëshmon ditë mbas
dite se dimë të bëjmë një opozitë të
pazakontë për mentalitetin e vjetër, po
dimë të shtrojmë rrugën drejt pushtetit
dhe të bindim shqiptarët se ne nuk
dimë thjesht të qeverisim më mirë, ne
dimë të shërbejmë më mirë. Dhe kur
them këtë, nuk kam parasysh një krahasim
të drejtpërdrejtë me cilësinë ngjethëse
që afron qeverisja e zotit Berisha,
kam parasysh ideimin, formulimin
dhe zbatimin nesër të një programi që
do të nxjerrë përfundimisht vendin nga
tuneli i errët ku ndodhet sot. Në këtë
kuptim nuk do të konsideroja se kam
heshtur në këtë kohë, thjesht kam
punuar.
Zoti Harasani, Kuvendi miratoi
së fundi një paketë të ndryshimeve
kushtetuese. A mendoni se
kjo formulë ishte një zgjidhje e
duhur dhe si i konsideroni
kundërshtimet e shumta ndaj saj
në seancë?
Krejtësisht normale. Një reformë kaq
e gjerë do të kishte në fakt diçka serioze
që nuk do të shkonte me të, nëse do të
kishte një aprovim të tipit 100 për qind.
Por nga ana tjetër jam i trishtuar të kujtoj
se kundërshtimet e bëra, në thelbin
e tyre janë të gabuara. Të marrim reformën elektorale që do të nisë me ndryshimin
kushtetues në sistemin e
zgjedhjeve. Ajo që të gjithë shqiptarët i
ka bindur se sistemi i vjetër nuk ju jepte
atyre të drejtën ose më keq akoma, ju
mohonte të drejtën e përfaqësimit të
saktë dhe besnik të vullnetit të tyre në
Kuvend. Askush nuk mund t‘i fyejë më
shqiptarët duke ju thënë një ditë pas
zgjedhjeve se vota e tyre është si një
ndërtim informal, se deputetët mund të
certifikohen me hile dhe se hilet e tyre
duhet të sjellin në Parlament edhe veset
e vjetra të një politike të ngjizur mbi
gënjeshtrën elektorale. Teorikisht, edhe
sistemi i vjetër është mjaft i mirë, por në
praktikën shqiptare ai është deformuar
keqazi dhe më pas ka sjellë deformim të
jashtëzakonshëm të të gjithë politikës.
Unë nuk besoj se shqiptarët nderohen
me atë cilësi që demonstrohet ditë mbas
dite nga një pjesë e Kuvendit, që shqiptarët
ndihen mirë kur shohin deputetët
e tyre jo të bëjnë ligje, siç dhe
kanë për detyrë, por merren me tulla
dhe llaç, shndërrohen në zyra punësimi
dhe luajnë në kulisa të vockla provincash,
ku ngjajnë më shumë me më të
fortin e lagjes që bën ligjin se me njerëz
të ligjit. Shqiptarët me siguri ndihen të
turpëruar kur shohin se vota e tyre e
dhënë qoftë majtas, qoftë djathtas
shndërrohen në një mall tregu që i jepet
atij që afron më shumë. Shqiptarët kanë
të gjithë të drejtën të ndihen të revoltuar
sesi shpenzohen paratë e tyre nga ky
takëm i ardhur në politikë si në një arë
pjellore ku ata mund të gërmojnë sipas
dëshirës. Po ju them vetëm diçka për
suprimimin kushtetues të KQZ-së. Nuk
po hyj në rolin që ajo ka luajtur për vite
e vite me radhë, por po ju them se sot
KQZ ka më shumë punonjës e personel
sesa ka pasur Këshilli i Ministrave në
1996. E mendoni që sot shqiptarët
paguajnë për atë institucion sa paguanin
dje për Kryeministrinë? Një trup
njerëzor lind duke pasur brenda një
apendicit, por kur apendiciti jep dhembje
ka vetëm një zgjidhje, bisturinë e
kirurgut. Po kështu dhe një shoqëri e cila
e ka provuar jo njëherë plasjen e këtij
apendiciti kushtetues brenda trupit
duke helmuar dhe infektuar atë vetë.
Kalimi i ndryshimeve kushtetuese
shkaktoi acarim të mëtejshëm
në marrëdhëniet mes partive
të koalicionit të majtë. A
mendoni se luajti siç duhet Partia
Socialiste në raport me aleatët?
Këtu nuk bëhet fjalë për lojë. Këtu
bëhet fjalë për shërbim. Partia Socialiste
dhe të gjitha strukturat e saj po i qëndrojnë
besnike bindjes së thellë të shërbimit
të qytetarit, pavarësisht kostos. PS
po e kryen këtë shërbim me moralitet
dhe me një durim që përgjithësisht ka
qenë i pazakontë në Shqipëri, por PS
nuk mund të lejonte më deformimin e
atij që e quajta edhe më lart vullnet të
votuesve. Ne kërkojmë pikërisht sovranitetin
e sovranit. Ai që ju e quani acarim
në fakt ka vetëm një kah. Na shajnë
nga përtej frëngjisë dikur të përbashkët,
ndërsa ne po vazhdojmë të punojmë.
Lëvizja Socialiste për Integrim
ka paralajmëruar protesta popullore
në shenjë pakënaqësie për
dyshen Rama-Berisha siç e cilëson
kreu i kësaj partie. A parashikoni
kosto të PS-së nga kjo
përçarje që duket në fakt e vjetër
nëse i referohemi vitit 2005?
E drejta e protestës është demokratike,
por krijimi i një dysheje imagjinare
mes kreut të opozitës dhe Kryeministrit
më duket një histori e vështirë për t‘u
besuar, krijimi i së cilës më shumë se të
vërtetës i përgjigjet dëshirës së ndokujt
për të krijuar identitet të caktuar në politikë.
Realiteti shqiptar i këtij viti apo dhe
i vitit elektoral që është në prag është
krejt i ndryshëm nga ai i zgjedhjeve të
vitit 2005. Kam bindjen se PS ka ofruar
luajalitet të plotë në marrëdhënie me
aleatët dhe çmoj se thelbi i kundërshtive
të sotme, ka të bëjë me pushtetin e
nesërm që duket në prag. Por të jeni të
bindur se pushteti i nesërm i PS-së nuk
do të jetë një plaçkë lufte për ta ndarë
në terrenin e mbetur zbrazur nga qeverisja e sotme. Ndaj përpara se të protestohet
ndaj Ramës, duhet të merret besimi
i qytetarëve, kjo është mënyra më e
mirë për të harruar protestën që duhet
të bëhet ndaj Berishës.
Duke iu referuar sistemit të ri
zgjedhor, a mendoni se procesi i
përzgjedhjes së kandidatëve për
deputetë të PS-së dhe rreshtimi i
tyre duhet që siç ishte premtuar
të bëhet përmes parimit "Një
anëtar, një votë"?
Një anijeje të vjetër nuk mund t‘i
ndërrohen të gjitha velat njëherësh.
Shoqëria shqiptare i ngjan për fat të
keq, një anijeje të tillë. Ajo ka shumë
halle dhe është shumë larg përsosjes.
Nëse kjo javë që u mbyll dhe shumë të
tjera më parë kanë pasur si kryefjalë reformat
tërësore dhe në shumë fusha,
duhet të kuptojmë se nevojiten dhe reforma
të tjera. Duke nisur dhe nga vetë
brenda për brenda forcave politike.
Askush nuk mund të mohojë se PS është
një nga partitë më të hapura dhe më
demokratike në vend. Kjo ka ardhur
edhe për shkak të refleksit pozitiv që na
vinte nga negativiteti i krahut të
kundërt politik. Partia Socialiste, duke
konsideruar nevojën për reforma në
shoqërinë shqiptare, ka nisur të reformojë
së pari veten e saj. Për herë të
parë, ne kemi sot jo një opozitë simetrike,
që i përgjigjet pozitës në hapat
e saj, por kemi një forcë politike që merr
iniciativa, që qorton qeverisjen dhe
përgatitet për një qeverisje krejt të
ndryshme nesër. Është herët për të
folur për përzgjedhjen e kandidatëve
në Kuvendin e nesërm, por ju siguroj se
do të jetë një garë e fortë vlerash dhe
dinjiteti, një mundësi e plotë për të
gjitha mendjet e hapura të këtij vendi
që e duan këtë vend ndryshe. Do të
jetë një zgjedhje demokratike që do të
na çojë ne në mënyrë demokratike në
pushtet. Në një pushtet që nuk do të
lejojë më që Shqipëria të vërtitet si
varkë pa vela në detin e trazuar të politikës
së spontanitetit absurd, të mungesës
së vizionit apo të ekuipazhit
makut, që ngjan si deri më sot, jo si një
ekip qeverisës, por si një besëlidhje
mëkatarësh në kërkim të thesarit. E
keni të qartë që me thesar kuptoj pasurinë
publike që përfundon në xhepa
privatë. Në ata xhepa që ne i kemi denoncuar
dhe do të vazhdojmë deri në
ndëshkimin ligjor, moral dhe politik.
Në seancën e të enjtes ju ishit
mjaft i ashpër ndaj projektit të
qeverisë për të marrë një kredi
prej 230 milionë eurosh për
rrugën Durrës-Kukës. Pse mendoni
kështu?
Ka shumë arsye. Unë jam ekonomist
dhe mund t‘ju them se vendi po
kërcënohet nga një krizë e jashtëzakonshme.
Kriza po troket jo vetëm për shkak
të kësaj qeverisjeje, e cila është krejt
e paaftë për të parashikuar dhe ndarë
buxhetin aty ku janë prioritetet e dorës
së parë, jo vetëm për shkak të korrupsionit,
jo vetëm për kundërvënien e
qeverisë me biznesin, por dhe për shkak
të krizës në të cilën po futet gjithë globi.
Vendet e varfra të Azisë e Afrikës apo
Amerikës Latine po kërcënohen nga uria
dhe sot ose nesër, në një mënyrë apo një
tjetër, ajo do të ketë ndikim dhe në Shqipërinë
e varfër. Shumë shpejt parashikoj
se do të ketë një rritje të madhe të
çmimeve të produkteve ushqimore, do
të ketë një kapërcim fatal të inflacionit
dhe thellim të deficitit. Ne jemi një vend
që nuk prodhon, por konsumon dhe
kësaj radhe, më ngjan se do të konsumojmë
një krizë të një përmase të jashtëzakonshme.
Dhe në këtë tablo të
zymtë, qeveria shqiptare i ngjan atij gomarit
të fabulës së vjetër, që kur luani i
kishte ngulur dhëmbët në vithe, vazhdonte
të hante bar dhe të lutej që e
gjitha kjo të ishte një ëndërr. Qeveria
kërkon miratimin e një kredie që nuk
dihet sesi do të kthehet, të një kredie të
marrë pa asnjë transparencë dhe pa asnjë
diskutim paraprak. Unë e konsideroj
si shumë të rëndësishme ndërtimin e
kësaj rruge, por të mos harrojmë se nesër
ne nuk mund t‘u themi shqiptarëve të
hanë asfalt kur do t‘u mungojë buka në
tryezë. Dhe këtu nuk bëj as politikë dhe
as nuk dua të bëj parashikuesin fatalist.
Që sot, ashtu si dhe dje, ka mijëra e
dhjetëra mijëra familje shqiptare që e
marrin bukën me lista edhe brenda Tiranës.
Ata nuk mund të ushqehen as me
epokën e internetit dhe as me buletine
shifrash që trumbeton pa u lodhur
Kryeministri ynë gënjeshtar. Kam frikë
se shpejt ideja e tij e hershme, por e harruar
e kafshatës së gojës do të bëhet një
gojë e madhe që do të na përpijë të
gjithëve. Me tremb paaftësia e kësaj
qeverie. Më tremb makutëria e saj, më
habit naiviteti i tyre, më revolton ideja e
fishekzjarrëve të saj të festës kur ngado
në Shqipëri po bien kambanat e zisë.
Dhe të mos harrojmë se për këtë rrugë
ende nuk ka asnjë projekt të përfunduar
dhe ende nuk e dimë se sa do të
kushtojë deri në fund, të mos harrojmë
se një ministër ka humbur imunitetin i
akuzuar për shpërdorime financiare, të
mos harrojmë se në plan makroekonomik,
tunelet e Kalimashit po e
fusin të gjithë sistemin në një tunel të
pabesueshëm krize.