LSI thërret Konventën për koalicionin qeverisës
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka vendosur thirrjen e Konventës Kombëtare të Jashtëzakonshme të LSI-së, për të marrë një vendim në lidhje me koalicionin qeverisës. “Kryetari i LSI-së, zoti Ilir Meta, thërret ditën e martë, datë 7 korrik 2009, Konventën Kombëtare të Jashtëzakonshme, për të konsultuar dhe mandatuar vendimin e Kryesisë së LSI për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, si dhe për të marrë mandatin për të negociuar për krijimin e qeverisë së re”, tha kryetari i KDK së LSI-së, Edmond Haxhinasto. Sipas tij, ky vendim është marrë duke respektuar kërkesat statutore të funksionimit të brendshëm të LSI-së. Haxhinasto i ka dhënë përgjigje dhe publikimeve se vendimi për të hyrë në një bashkëqeverisje me Berishën është marrë pa mendimin e strukturave.