E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja, Topi: Interpretimin ta bëjë Prokuroria

Deklaratat e tij u bënë pas një takimi me presidentin e Kosovës, Jakup Krasniqi në Tiranë.

“Unë e kam thënë dhe dje që në asnjë lloj rrethane unë nuk dëshiroj të bëhem interpretimi i një materiali, i cili tashmë ndodhet në zyrat e Prokurorisë. Pra, i takon në këtë moment vetëm Institucionit të Prokurorisë që të analizojë, të hetojë dhe të bëjë transparencën hap pas hapi. Sa kohë që ky material është atje dhe ende nuk kemi asnjë lloj prononcimi, të gjithë të tjerët duhet të presin pozicionin e Prokurorisë”, theksoi Topi.

Sipas tij, “duhet të jemi korrektë dhe unë besoj që kjo korrektësi duhet të fillojë nga unë e duhet të përfundojë tek të gjithë të tjerët, që merren me këtë çështje. I takon në mënyrë ekskluzive tani, përderisa Prokuroria është futur në këtë çështje, u takon atyre që të shprehen dhe besoj që do të shprehen, do të bëjnë transparencë, sepse është detyrim edhe i këtij Institucioni për të bërë transparencë me publikun nëpërmjet mediave. Ky është pozicioni im”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-14 19:06
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›