E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama keqpërdori mediat për qëllimet e tij

Partia Demokratike e vlerësoi sërish si të manipuluar videon e transmetuar, duke akuzuar për këtë kryetarin e PS-së, Edi Rama. “Partia Demokratike denoncon keqshfrytëzimin, poshtërimin që i bëri kryeçimka  e PS-së këtij kanali televiziv, por edhe shpifjen e radhës që ai formuloi pasditen e 14 janarit sipas së cilës Z. Sali Berisha sot sulmoi drejtorin e Top Channel.

Ky është një akt tjetër i ulët dhe amoral i njeriut që në psikologjinë e të atit të bllokmenëve nuk di gjë tjetër veçse të falsifikojë, trillojë e manipulojë për kundërshtarin e tij”, theksoi zëdhënësja, Albana Mustafaraj. Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PS-së, Rama se Berisha sulmoi median e lirë, selia blu thekson se në asnjë rast kryeministri nuk përmendi nuk bëri asnjë kritikë mbi emrin e drejtorit të televizionit TCH.

 “Televizionin Top-Channel e poshtërojnë ata që e keqpërdorin në shkallë ekstreme duke e shndëruar në hanxhar të urrejtjes së tij ndaj kundërshtarit politik. Partia Demokratike duke dënuar edhe një herë shpifjen e radhës të Z. 20% i deklaron Edvin Ramës se shpifjet, trillimet, manipulimet e falsifikimet janë brendësia jote shpirtërore dhe trashëgimia jote biologjike”, përfundon deklarata.

                                                                                             2011-01-15 08:04
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›