LSI
Tiranë -Partia e Ilir Metës, ka nisur zyrtarisht negociatat për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste, deri më tani e prerë në vendimet e saj, kundër LSI-së. Meta paralajmëroi sot se negociatat për bashkimin e opozitës, kanë nisur me eksponentë të Partisë Socialiste, për t’i paraprirë kështu takimit me kryetarin e selisë rozë Edi Rama.
Negociatori nga LSI-ja është Sabit Brokaj, ndërsa nga partia më e madhe opozita është Rexhep Mejdani, Dritëro Agoli dhe Servet Pëllumbi.
“I kërkoj Ramës që të tre figurat e lartpërmendura nga PS dhe Sabit Brokaj nga LSI
të diskutojnë bashkarisht për të vendosur shtyllat e nje bashkepunimi i cili do te finalizohet me takimin Rama-Meta në funksion të bashkëpunimit të opozitës para zgjedhjeve dhe vazhdimi me sukses ne integrimin euroatlantik” , theksoi Meta.