E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI:Jemi pro dialogut, kundërshtojmë kushtet që vendos opozita

Sekretari për Marrëdhëniet Publike në LSI Luan Rama ka deklaruar se LSI-ja është pro dialogut për zgjidhjen e krizës politike në vend por theksoi se kundërshton kushtet që vendos opozita për vendosjen e këtij dialogu. Në një prononcim për mediat Luan Rama theksoi se nuk është e drejtë që Partia Socialiste vendos kushte për tryezën me Presidentin e Republikës Topi duke theksuar se ky dialog do të bëhet vetëm në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë.
Sipas tij LSI-ja e konsideron dialogun në instititucionet legjitime të vendit hapin e parë të domosdoshëm për të gjetur zgjidhje që i kontribuojnë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›