Zgjidhje e situatës në bazë të ligjeve të vendit
14/03/2010 Majlinda Bregu
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka deklaruar gjatë Komitetit të Stabilizim-Asocimit se Qeveria shqiptare është e gatshme të gjejë konsensusin politik me opozitën në çdo moment, me qëllim kapërcimin e situatës së vështirë. Duke iu referuar ngërçit politik të krijuar pas bojkotit 6-mujor të Parlamentit nga ana e Partisë Socialiste, Bregu tha se për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Qeveria është e gatshme të bëhet, por vetëm brenda kontureve kushtetuese. “Zgjedhja e kriterit politik me shumë vullnet nga mazhoranca, do të na hapte dritën jeshile që ne të punojmë pa u ndaluar deri në plotësimin e të gjitha kritereve të cilat na janë vënë nga BE-ja për hapa të sigurt drejt integrimit evropian”, theksoi Bregu. Ministrja ka deklaruar se është e rëndësishme që ekzistojnë përpjekjet për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, i cili ka krijuar një ngërç gjatë këtyre muajve, duke respektuar ligjet e vendit dhe zbatimin e rendit ligjor. Pikërisht zbatimi i ligjeve, sipas saj, përbën një ndër parimet kryesore për të cilat Shqipëria monitorohet në çdo moment nga BE-ja. Duke folur pas takimit, Bregu tha se janë diskutuar reformat në gjyqësor, në fushën e taksave dhe doganave. Sipas saj, reformat në fushën e konkurrencës dhe ligje kundër diskriminimit kanë marrë vlerësimet nga ana e palës komunitare.