Dixhitalizim regjistrave të pasurive të paluajtshme
14/03/2010 Bashkëpunimi me Estoninë
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim të veçantë me ministrin e Drejtësisë së Estonisë, Rein Lang, me të cilin bisedoi mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi, ministri estonez theksoi se institucioni që drejton është i gatshëm të kontribuojë në dixhitalizimin e sistemeve të regjistrave të pasurive të paluajtshme dhe rrjeteve të nevojshme të cilat lehtësojnë aksesin e publikut. Për këtë qëllim është rënë dakord krijimi i një Taskë Force të përbashkët për marrjen e përvojës nga Estonia në këtë fushë. Nga ana e tij, kreu i Qeverisë shqiptare, duke falënderuar për mbështetjen që Estonia angazhohet të japë në ndihmë të Shqipërisë në fushën e dixhitalizimit të regjistrave të pasurive të paluajtshme, vlerësoi si shumë të rëndësishme eksperiencën e tyre në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe e konsiderojë një kontribut të vlefshëm për Shqipërinë. Kryeministri e informoi ministrin Lang për progresin që po bën Shqipëria në zgjerimin e shërbimeve on-line dhe angazhimeve për rritjen e buxhetit dhe investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit. Duke e konsideruar dixhitalizimin e regjistrave pronësorë një çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, Berisha theksoi se ka angazhuar të gjitha burimet për përfundimin e këtij procesi në një kohë sa më të shkurtër.