E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI,Vasili: Qeveria të publikojë një plan antikrizë

Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë të bëjë publik një plan antikrizë i cili të fillojë menjëherë të zbatohet, përpara se kriza ekonomike të bëhet e pamenaxhueshme. Sipas LSI, qeveria e Berishës është e vetmja në botë që nuk ka bërë një gjë të tillë. 

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar qeverinë për qëndrimin që po mban ndaj rreziqeve të krizës ekonomike.
Përmes një deklarate për shtyp, Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë të bëjë publik një plan antikrizë i cili të fillojë menjëherë të zbatohet, përpara se kriza ekonomike të bëhet e pamenaxhueshme.

Vasili ka theksuar se qëndrimi i qeverisë në lidhje me krizën është tepër larg realitetit të zhvillimeve ekonomike në vend dhe tepër i rrezikshmëm.

“Qëndrimi demagogjik i qeverisë për gjoja paprekshmërinë e vendit tonë nga kriza është një premisë thellësisht e rrezikshme për të ardhmen e vendit”-theksoi Vasali përpara gazetarëve.

Sipas LSI, qeveria e Sali Berishës është e vetmja qeveri në rajon dhe në botë që nuk ka bërë publike asnjë Plan Antikrizë.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›