Durrës, tregtonte cigare kontrabande, arrestohet 42 vjeçari
Një 42- vjeçar arrestohet sepse tregtonte paketa cigaresh pa pullën fiskale. Seksioni i luftës kundër pastrimit të parasë dhe krimit ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Bajram Rustemit, 42 vjeç, me banim në Durrës.
Ndalimi i i tij u bë për arsye se ushtronte veprën penale të ruajtjes dhe depozitimit të mallrave kontrabandë, pasi në bazë të informacioneve të marra në bashkëpunim me policinë tatimore u ushtrua kontroll në banesën e tij ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 koli cigare të markës "Slims", "Filip Morris", "Malboro e Bardhe", "Merit", Wiston", të cilat janë pa pulle fiskale. Gjithashtu sipas policisë së qarkut Durrës, shtetasi në fjalë ushtronte aktivitetin e tregtisë së cigareve në qytetin e Durrësit, pikërisht në vendin e quajtur hyrja e Komisariatit të Portit. Policia dyshon se ai mund të posedojë dhe steka të tjera me cigare dhe gjithashtu policia po heton për vendin se nga vijnë këto cigare. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së rrethit Durrës, ndërsa shtetasi Bajram Rustemin ndodhet në dhomat e paraburgimit në Durrës. Mbi 42- vjeçarin rëndon akuza e "Tregtimit apo transportimit të mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtjes apo depozitimit të mallrave kontrabandë". Ndërsa arrestimi i tij u bë në vijim të zbatimit të Planit të Masave të hartuara nga Drejtoria e Policisë Qarkut, me qëllim goditjen e personave që kryejnë kontrabandë me mallrat me akcizë.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1