E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: Shkaku i Black-out, mbingarkesa

Drejtuesit e OST kanë shpjeguar arsyet e rënies së sistemit energjetik mëngjesin e sotëm, si pasojë e së cilit u ndërpre furnizimi në të gjithë vendin. Sipas tyre, gjithçka ka ndodhur për shkak të mbingarkesave në linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. 

TIRANE- Brenda 24 orëve të fundit Sistemi Energjetik Shqiptarë, ka pësuar defekte duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Ndërsa mbrëmjen e djeshme për shkak të motit të keq u dëmtua linja 220 kilovolt Burrel-Elbasan, mëngjesin e sotëm ra i gjithë sistemi energjetik duke shkaktuar black-out në të gjithë territorin. Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Transmetimit kanë shpjeguar se rënia e sistemit ka ndodhur për shkak të mbingarkesave në linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Drejtuesi i OST-së deklarojnë se është rikthyer furnizimi normal me energji elektrike në të gjithë vendin. Sipas tyre rënia e sistemit nuk është diçka e parashikueshme, por nuk pritet që të ndodh sërish.
Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, bëjnë të ditur se rënia e sistemit energjetik nuk ka ndodhur për shkak të depozitimeve që po bëhen me Kosovën apo eksportit me Greqinë. Por sipas tyre do të analizohen me kujdes të gjitha detajet me qëllim që të shmanget sërish black-out. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›