LZHK ankohet: “Të përsëriten votimet në 5 zona”
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, pjesë e koalicionit të djathtë “Poli i Lirisë”, ka kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve duke kërkuar zhvillimin e procesit në katër zona. Kreu i saj, zoti Dashamir Shehi, ka paraqitur një ankimim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili është diskutuar në mbledhjen e djeshme. Zoti Shehi propozoi që të realizohen zgjedhje në komisionet zonale të administrimit zgjedhor me numër 46, 52, 54, 56 e 58. “Në këto KZAZ janë vjedhur votat, të ribëhen zgjedhjet në to”, - ka kërkuar nëpërmjet një ankimimi në KQZ Shehi në emër të LZHK. Kjo forcë politike, në të cilën u përfshi edhe ish – kryeministri Aleksandër Meksi, nuk arriti që të marrë asnjë mandat deputeti në këto zgjedhje parlamentare.
6 Korrik 2009