Qarku i Fierit mban peng mandatin e 71-të që pretendon koalicioni i Berishës
Sot nis numërimi i 9 kutive të votimit të 4 KZAZ-ve të Fierit. Mbyllet numërimi në qarkun e Lezhës pa ndryshuar rezultatin
Edhe dje Komisioni Qendror nuk ka përfunduar me mbledhjet e të dhënave për mandatet që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë për katër vjet. 9 kutitë e qarkut të Fierit mbeten mister për të përcaktuar nëse maxhoranca aktuale ka marrë 71 mandate. Po ashtu, të shtunën përfundoi numërimi i 9 kutive të Fushë-Kuqes, të cilat nuk e kanë ndryshuar raportin e mandateve mes koalicioneve dhe partive në garë, me gjithë pretendimet që paraqitën demokratët. Nga të dhënat paraprake janë përllogaritur rezultatet për 11 qarqet dhe ka mbetur vetëm qarku i Fierit, i cili do të përcaktojë fatin nëse PS-ja ka 9 mandate, apo njëri prej tyre i kalon Aleancës për Ndryshim. Pas përfundimit të procesit të numërimit pritet të ketë apelime dhe ankimime në Kolegjin Zgjedhor, të cilat do të shtyjnë shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të 28 qershorit edhe për disa javë.
Rezultatet
Mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur me përplasje mes përfaqësuesve të dy forcave politike për shkak të publikimit të rezultateve paraprake mbrëmjen e së premtes, sipas të cilave Partia Demokratike fitonte një mandat më shumë. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, mbrojti deklaratën e zëdhënësit të KQZ-së me pretendimin se gjithçka u bë në kuadër të zërit të transparencës, dhe jo si në zgjedhjet e kaluara, ku transparenca ka munguar. "KQZ e ka organizuar punën dhe organikën e zgjedhjeve shumë transparente. Gjatë gjithë ditës së votimit janë dhënë shifra për pjesëmarrjen dhe informacione për rezultate që dilnin pas çdo kutie, gjë që ishte paralajmëruar. Risi e djeshme (të premten në mbrëmje) ishte deshifrimi. Shifra është përkthyer dhe këtë mund ta bëjë kushdo", - tha Ristani. Ndërsa anëtari socialist i KQZ-së, Genci Gjonçaj, që në fillim të mbledhjes akuzoi kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani dhe zëdhënësin e KQZ-së se kanë abuzuar me detyrën duke dalë me qëndrime për rezultate përfundimtare ndërkohë që priten rezultatet e disa kutive që do të numërohen në Tiranë. Gjonçaj tha se deklaratat e Ollit sollën konfuzion te populli që është në ethet e pritjes së rezultatit. "Me keqardhje njoftoj se deklaratat e KQZ-së po ngjajnë si me deklaratat që bëhen nga selia e Partisë Demokratike. Bëj thirrje, zoti kryetar, se duhet të distancohemi nga politika. Momentalisht s'mund të flasim për rezultate, pasi nuk kemi mbaruar ende kutitë e fundit, duhen pritur dhe ankimimet e partive, ndaj nuk mund të dilet në rezultate si ajo e djeshmja, që shërbeu për manipulimin e opinionit", - u shpreh gjatë mbledhjes së KQZ-së, Gjonçaj.
Të dhënat për Lezhën
Dita e djeshme ka shënuar mbylljen e procesit të numërimit të të gjitha kutive për qarkun e Lezhës, i cili nuk ka sjellë asnjë surprizë në të dhënat përfundimtare për mandatet. Për dy ditë me radhë drejtuesit e KDQ-së dhe administrata e tij kanë bërë punën e Komisionit të Administrimit Zonal Zgjedhor për qarkun e Lezhës, duke numëruar 6 kutitë e Fushë-Kuqes. Procesi i nisur mëngjesin e së premtes përfundoi dje afër mesditës, duke mos ndryshuar asgjë në raportet mes mandateve të siguruara nga subjektet dhe koalicionet politike që garuan ditën e diel. Kutia e fundit që u numërua dje ishte e gjashta në radhë, e cila i përket KZAZ-së Nr. 39 dhe shënoi një avantazh të lehtë të PS-së ndaj PD-së, në ndryshim nga pesë kutitë e tjera. Në të gjitha kutitë e Fushë-Kuqes ishin 3150 fletë votimi të panumëruara, të ndara në 6 kuti. PD-ja duhej të merrte mbi 2700 vota që të merrte mandatin e pestë në qarkun e Lezhës, i cili mund t’i kalonte edhe partisë aleate të koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”. Por, objektivi nuk u arrit, duke shënuar kështu mbylljen e procesit përfundimtar për këtë zonë.
Sekreti në Fier
Tashmë, Fieri mund të shërbejë formalisht për të ndryshuar raportin e pandryshueshëm deri tani të numrit të mandateve 70–70 mes dy krahëve të politikës. Tashmë që PD-ja ka deklaruar aleancën paszgjedhore me LSI-në, këto vota nuk kanë vlerë për sistemin në tërësi, por thjesht për garën mes demokratëve dhe socialistëve. Partia për Demokraci dhe Integrim, që përfaqëson komunitetin çam në Shqipëri, pretendon se i takon një mandat asaj, por PS-ja e ka hedhur poshtë. Aktualisht ECA-KRIIK thotë se 9 mandate i përkasin PS-së, 6 PD-së dhe 1 LSI-së. Ndërsa KQZ-ja thotë se socialistët kanë një mandat më pak, pra 8 të tilla dhe 1 mandat i kalon PDI-së. Çështja e Fierit ka mbajtur deri tani peng gjithë procesin, duke u kthyer në një mollë sherri mes PD-së dhe PS-së, qoftë në Tiranë, qoftë edhe në Fier. Gjatë ditës së sotme priten të fillojë numërimi për 9 kuti votimi që u përkasin zonave numër 18, 19, 20 dhe 22 të qarkut të Fierit. Procesi do të zgjasë më shumë se 24 orë për shkak të numrit të madh të fletëve të votimit që gjenden në kuti. Ato i përkasin qytetit të Fierit, Patosit, Libofshës dhe Krutjes së Lushnjës.
Ndonëse procesi i numërimit nuk do të ndryshojë asgjë në koalicionet e krijuara tashmë, fill pas numërimit të 9 kutive të Fierit pritet të nisin ankimimet dhe apelimet në Kolegjin Zgjedhor. Kreu socialist paralajmëroi mbrëmë se do të futen në këtë proces disa prej zonave ku ka dyshime për manipulime dhe abuzime përgjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit të fletëve të votimit.
6 Korrik 2009