E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marine Le Pen në garë për presidente të Francës?

Raportet nga Franca thonë se liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme të zyrtarëve lokalë qeveritarë, për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Francës.

Raportet citojnë Le Pen dhe zyrtarët e partisë së saj të anti-imigracionit, Partisë së Ballit Kombëtar, të kenë thënë se ajo ka siguruar 500 nënshkrimet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet, që pritet të zhvillohen në dy rrethe në prill dhe maj.

Sondazhet tregojnë se Le Pen, vajza e ish-kandidatit presidencial anti-imigrant, Jean-Marie Le Pen, është e treta në garën presidenciale, prapa kandidatit socialist, Francois Hollande dhe presidentit në detyrë, Nicolas Sarkozy, i cili po garon për një mandat të dytë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›