E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga është bërë monotone

Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka thënë se La Liga është bërë monotone. Valencia gjendet në pozitën e tretë dhe para ndeshjeve në fundjavë kishte 25 pikë më pak se kryesuesi, Barcelona.

Emery ka thënë se dominimi i dy ekipeve – Barcelonës dhe Real Madridit – dhe lufta e drejtpërdrejtë mes tyre për titull e ka bërë monoton kampionatin spanjoll.

“Kampionatet më interesante janë ato ku konkurrenca është e fortë, por dallimi mes Barcelonës-Real Madridit dhe ekipeve tjera në La Liga është jashtëzakonisht i madh dhe askujt s’i pëlqen kjo. Do të kishte qenë shumë më mirë dhe më interesante nëse do të ishte një dallim më të vogël mes ekipeve”, ka thënë ai.

“Barcelona ka vetëm një humbje deri më tani këtë sezon dhe kjo nuk ndodh në çdo kampionat të zakonshëm. La Liga mund të krahasohet me Premierligën skoceze, ku dy ekipet e para janë të barabarta, por kanë 20 pikë dallim me të tjerët”, u shpreh ai

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›