Edhe Bajerni në luftë për Gael Klishi
Bajern Mynih i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të majtë të Arsenalit, Gael Klishi. Kontrata e përfaqësuesit francez me klubin londinez skadon në qershor 2012 dhe së fundmi kanë qarkulluar spekulime rreth largimit të tij në fund të sezonit. Juventusi besohet se është i interesuar për shërbimet e tij, por mediet gjermane kanë njoftuar të martën se edhe Bajern ka identifikuar Klishin si futbollistin e nevojshëm për të mbuluar pozitën problematike në krahun e majtë të mbrojtjes.