Interi jep Kutinjon për Aleksi Sançez
Talenti brazilian Kutinjo, mund të jetë shumë pranë largimit të tij nga Interi, pasi besohet se zikaltërit duan ta shfrytëzojnë atë në marrëveshjen për transferimin e anësorit fantastik të Udinezes, kilianin Aleksis Sançez. Kiliani është një prej lojtarëve më të kërkuar tani për tani në Europë, me Interin që konsiderohet favorit për firmën e tij. Sidoqoftë, Sky Sport Italia beson se kërkesat e larta të skuadrës nga Friuli kanë bërë që marrëveshja të ngecë deri në këto momente, me zikaltërit që tani janë duke shqyrtuar çdo opsion të pranueshëm për friulianët edhe pse ata e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre se duan as më pak e as më shumë, por 30 milionë euro në dorë.