E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga nuk është Barcelona – Real

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 18:34

Mesfushori i Barcelonës Thiago Alcantara ka thënë se është “gënjeshtër e madhe” të thuhet se La Liga është bërë garë mes sy skuadrave.

Në Spanjë është duke qarkulluar një debat se Barcelona dhe Real Madridi janë larg ekipeve tjera dhe se askush përveç këtyre dyja nuk mund të luftojë për titull në La Liga.

Por, Thiago mendon ndryshe. “Është gënjeshtër e madhe se liga është mes dy ekipeve. Të tjerët vijnë dhe japin maksimumin në përpjekje për të fituar” tha Thiago gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›