E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen, dyshime rreth kontratës

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 20:00

Michael Owen ka pranuar se është i pasigurt nëse do t’i ofrohet një kontratë e re në Manchester United në fund të këtij sezoni.

31 vjeçari mori marrëveshje të re në fund të edicionit të kaluar edhe pse nuk ishte përfshirë rregullisht në ekipin e Sir Alex Fergusonit.

Ai pranon se gjasat që të fiton një kontratë të re janë “50-50” pasi nuk ka garanci rreth paraqitjeve të vazhdueshme.

“Jam kënaqur në çdo minutë që kam kaluar këtu. E kuptoj se nuk mund të merrni garanci në futboll andaj do të shohim se çka ndodh në fund të sezonit” tha Owen për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›