"E drejta e autorit" Pirateria, sëmundja që ligji se mposht dot

Ligji mbi të drejtën e autorit është vënë me kohë, por si gjithmonë jo të gjitha ligjet arrijnë të zbatohen në vendin tonë
Është folur shumë për pronën intelektuale dhe fenomenin e piraterisë në vendin tonë, por duket se për të parandaluar këtë fenomen ende nga institucionet përkatëse masat e marra nuk janë të vlefshme për të dhënë sadopak rezultate ndaj këtij fenomeni. Pirateria tashmë është quajtur si gangrena e pronës intelektuale në vendin tonë, por edhe pse është folur dhe debatuar për muaj të tërë në tregun shqiptar vazhdon të jetë po e njëjta situatë, ku asgjë nuk ka ndryshuar. Ka botime që janë pirate, të cilat sundojnë tregun, por ka dhe CD dhe DVD që janë pirate, të cilat tregtohen në mënyrë të pakontrolluar. Asgjë për sa i përket mbrojtjes së pronës intelektuale në vendin tonë nuk është mbrojtur. Në tregun shqiptar këto prodhime pirate vazhdojnë të shiten, duke mos u marrë asnjë masë parandaluese ndaj tyre. Janë të shumta ankesat që janë bërë për fenomenin e piraterisë nga njerëzit e fushës së artit në vendin tonë, por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Sot mjaftojë disa njohuri të mira në fushën e informatikës që të jesh një pirat i internetit, këta të fundit janë më të vështirët për tu kapur nga shteti, i cili edhe me te tjerët që kryejnë pirateri në forma të tjera ( botime pirate, prodhime pirate CD dhe DVD) me masat që ka marrë nuk ka dhënë rezultat. Kjo gjë shikohet edhe duke vëzhguar disa prej prodhimeve të tregut shqiptar. Ligji mbi të drejtën e autorit në Shqipëri është vënë me kohë, por si gjithmonë, jo të gjitha ligjet arrijnë të zbatohen në vendin tonë. E drejta e autorit rezulton si një nga problemet më serioze të jetës kulturore-artistike dhe të botimeve të vendit tonë pas viteve 90, e cila vazhdon edhe sot. Për vite me radhë u vodhën të drejtat e autorëve të huaj dhe u cënuan dhe nuk u paguan të drejtat e disa autorëve shqiptarë. Ndërkohë që legjislatori nuk bën asnjë përpjekje për ta përsosur më tej këtë fushë të ligjit, i cili duhet ti përshtatet kohës dhe të ketë modifikime, të cilat mund të shërbejnë që ai të ketë më shumë rezultate në respektimin së drejtës së autorit. Pirateria është konsideruar si një fenomen që prish imazhin e autorëve, artistëve interpretues dhe ekzekutues. Ka një rritje sensibilizimi nga vetë artistët, ndërkohë që fenomeni i piraterisë dhe keqpërdorimit të të drejtave të autorit, vazhdojnë të mbeten ende një problem. Në vendin tonë janë tre agjenci, të cilat mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, megjithatë puna e tyre has në shumë pengesa, të cilat vijnë nga shkaqet të ndryshme, si mos funksionimi i ligjit, dhe në disa raste dhe nga mosnjohja e tij. Shkelja e të drejtave të autorit në vendin tonë ka bërë që shumë artistë të njohur të reagojnë ndaj këtij fenomeni, që sot është i pranishëm në tregun shqiptar. Shpesh herë artistët ankohen se puna e tyre dëmtohet shumë për shkak të piraterisë së paligjshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit për të drejtën e autorit. Ndërkohë që rregullat dhe ligjet nuk zbatohen, pasojat bien mbi pronësinë intelektuale. Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit në vendin tonë ka marrë disa masa dhe ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të agjencive të ndryshme, që operojnë në vendin tonë, por duket se deri tani këto nuk kanë qenë të mjaftueshme. Që fenomeni i piraterisë po dëmton pronën intelektuale në vendin tonë kjo është pohuar jo vetëm nga institucionet përgjegjëse, por dhe nga autorë të fushave të ndryshme. Ndërkaq që në vendin tonë janë tre agjenci, të cilat janë të licensuar nga Ministria e Kulturës për të mbledhur të ardhurat nga subjekti përdorues. Sipas përfaqësuesve të këtyre agjencive, që pirateria si fenomen të reduktohet duhet që të funksionojnë të tëra hallkat e një zinxhiri, që kanë të bëjnë me institucionet përgjegjëse në vendin tonë.
*******************************************************
Edmond Zhulali: KKRT, të penalizojë mediat abuzuese
Kompozitori për gazetën tregon se ky fenomen ka dëmtuar pronën intelektuale dhe se duhet të jenë më efektive masat ligjore. Unë jam një artist që shpresoj që të mbrohem nga KKRT, sepse për të mbrojtur të drejtat intelektuale është një zinxhir shumë i gjatë. Është puna e KKRT, por është dhe puna e vetë televizioneve. Por unë mendoj që kur një radio apo një televizion nuk kryen detyrimet kryesore duhet të penalizohet. Këtu transmetohet çdo gjë dhe ato media fitojnë nga këto vepra arti dhe vazhdojnë punën, por asnjë nuk merr asnjë masë dhe KKRT duhet të ndihmojë në këtë çështje, pohon ai. Sipas tij megjithëse janë marrë disa masa deri tani ato nuk kanë dhënë rezultat në këtë drejtim. Pirateria ka kohë që endet dhe është prezent në tregun shqiptar, por ka dy vjet që janë hedhur disa hapa në ndërtimin me ligj të së drejtës së autorit dhe të strukturave në MTKRS, por që akoma nuk kanë dhënë rezultatet e duhura. Por një hap shumë i mirë, për sa i takon ligjit është bërë me strukturën, e cila ka filluar që të ngrihet. Mbijetesa e artistëve bazohet në të ardhurat që merr nga të drejtat e autorit, që në Shqipëri pothuajse kanë qenë shumë formale gjatë gjithë këtyre viteve të fundit. Pagesat kanë qenë qesharake. Artistët pothuajse nuk kanë marrë asgjë nga transmetimet, por kjo është një zinxhir shumë i gjatë dhe nuk mund të thuash, që çalon vetëm një hallkë që është vetëm tek Zyra e Mbrojtjes së të Drejtës së Autorit, por unë mendoj që mosfunksionim i kësaj çështje,fillon që në mediat, që janë televizionet dhe radiot. Që këtu duhet të fillojë dhe nuk duhet që të kërkojnë vetëm tek ZSHDA. Unë mendoj që kur një radio apo një televizion nuk kryen detyrimet kryesore duhet të penalizohet. Këtu transmetohet çdo gjë dhe ato media fitojnë nga këto vepra arti dhe vazhdojnë punën, por asnjë nuk merr asnjë masë. KKRT duhet të ndihmojë në këtë çështje, ka pohuar ai.
****************************************
Pirro Milkani: Pirateria fenomen i shëmtuar
Drejtori i FMAA (Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë) denoncon piraterinë dhe kërkon një sensibilizim më të madh të organeve shtetërore. Pirateria është fenomeni më i dëmshëm i mosrespektimit të pronës intelektuale, kështu u shpreh pak kohë më parë Pirro Milkani, drejtor i FMAA (Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë). Sipas tij që ky fenomen të reduktohet duhet patjetër që organet kompetente shtetërore të marrin masa dhe më të forta. Pirateria është fenomeni më i shëmtuar dhe më i dëmshëm i mosrespektimit të pronës intelektuale. Pirateria më e dukshme tek ne dhe më e pastabilizuar, e cila kërkon një zgjidhje urgjent është pirateria e filmave që shiten në treg me kaseta në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Ndërkohë që edhe pse këto përdorues firmosin kontrata me QKK ekziston mundësia prodhimit të tyre në mënyrë ilegale. Firmosin për 100 filma dhe riprodhojnë 1000 të tjera. Zgjidhja e vetme është vendosja e pullës, të cilën duhet ta furnizojë Zyra Shqiptare e së Drejtës së Autorit. Nga informacionet e fundit që ne kemi, për ngërçet burokratike këto pulla nuk janë dhënë, por unë vetë nga informacioni që kam di që ekziston një sasi e vogël pullash dhe shumë shpejt do të fillojë prodhimi i tyre. Pra është detyra e ZSHDA si organ shtetëror që monitoron dhe punën tonë, që të merret dhe me shpërndarjen e këtyre pullave. Për të kufizuar këtë pirateri duhet patjetër që këto organe shtetërore që kanë interes që prona intelektuale të mbrohet të bashkërendojnë punë e tyre me policë tatimore. Më tej sipas tij agjencia duhet të punojë dhe të bashkërendojë punën e saj, me ZSHDA dhe me agjencitë që mbrojnë të drejtat e autorëve.
************************************************************************
Eduard Buda: Institucionet kushtetuese, nuk janë serioze në punën e tyre
Një tjetër agjenci, e cila ka vite që vepron në fushën e pronësisë intelektuale është dhe Albautor. Juristi i kësaj shoqërie Eduard Buda shpjegon se Albautor ushtron të drejtat e autorit, duke lëshuar autorizimet përkatëse, sipas tarifave të deklaruara në ZSHDA, tek çdo subjekt përdorues apo shfrytëzues i të drejtës së autorit. Por sipas juristit Buda në punën e saj kjo sho