E Diel, 1 Nëntor 2026

La fëmijën pas lindjes, padi spitalit

 

TIRANE – Spitali Gjinekologjik “Nëna Mbretëreshë” në kryeqytet është paditur nga një viktimë e trafikut të prostitucionit, e cila ka braktisur fëmijën pas lindjes në vitin 2005. Padia e rrallë nisi dje të shqyrtohej në Gjykatën e Tiranës, ku u paraqit paditësja me vajzën e vet, tashmë 3-vjeçare, si dhe juristët përfaqësues të maternitetit. Ngjarja për të cilën 30-vjeçarja E. Kasa ka paditur spitalin gjinekologjik ka ndodhur në prill të vitit 2005 kur paditësja ka braktisur në maternitet, menjëherë pas lindjes vajzën e saj. Në mënyrë që të mos gjendej ajo ka dhënë gjeneralitete të rreme dhe pak orë më vonë është larguar. Pak muaj më parë, 30-vjeçarja përfundon në njërën nga qendrat për femrat e trafikuara dhe nis të interesohet për vajzën, që kishte braktisur në prill të vitit 2005. Në maternitet nuk ia japin vajzën, pasi kjo nuk kishte asnjë dokument që të vërtetonte mëmësinë, duke e detyruar atë që t’i drejtohej gjykatës, ndërsa aktualisht pohoi se është shtatzënë sërish dhe jeton në qendrën e femrave të trafikuara. Juristët e maternitetit pretenduan dje se analiza e ADN-së do e zgjidhë pretendimin e 30-vjeçares Kasa.                   fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›