E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet shpërndarësi i heroinës në shkolla

 

TIRANE - Policia arreston shpërndarësin e heroinës, duke i bllokuar edhe një pistoletë “Zastava” si dhe 10 doza heroine. Afrim Picari, 29 vjeç, banues në Vorë, është ndaluar nga shërbimet e antidrogës së kryeqytetit dhe policia e Komisariatit nr.6. Sipas burimeve të policisë Afrim Picari, 29 vjeç, është arrestuar në flagrancë me akuzat e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim, si dhe atë të armëmbajtjes pa leje. Ai ka qenë në vëzhgim prej agjentëve të antidrogës prej kohësh, i dyshuar si shpërndarës narkotikësh. Policia mësohet se e ka vëzhguar atë kur i ka dorëzuar një sasi prej tri dozash, Endrit Jonuzit, i cili duhej t’i shpërndante sipas burimeve në zonën e Alliasit dhe të Tufinës. Pas këmbimit të heroinës, policia ka ndaluar Endrit Jonuzin dhe më pas Afrim Picarin. Gjatë kontrollit të kryer të dy personave, policia ka bllokuar gjithsej një sasi prej afërsisht 6 gramësh heroinë, si dhe një sasi prej 31 mijë lekësh të reja. Gjatë kontrollit të banesës së Picarit, është gjetur dhe një armë pistoletë e markës “zastava”, si dhe një sasi prej 28 fishekësh, për këtë armë.                           d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›