Përgjimet, fluks kërkesash në prokurori
Zyra e përgjimeve në akuzën
qendrore vazhdon të jetë
në funksion të plotë,
megjithëse jemi në sezonin veror,
ku të gjithë zyrtarët e prokurorisë
kanë marrë pushimet. Shkak
është bërë ndjekja e elementëve
kriminalë që mund të kenë mbërritur
në Shqipëri kohët e fundit,
duke përfi tuar nga ardhja e pushuesve.
Hetuesit janë "ngujuar" në
katin e fundit të Prokurorisë së
Përgjithshme, atje ku janë instaluar
zyrat e sektorit të përgjimeve
dhe gjatë ditës presin dhjetëra
kërkesa për përgjime. Përgjimet
janë kryesisht për personat e dyshuar
se kanë kryer vepër penale
në Shqipëri, por nuk përjashtohen
as grupet kriminale që janë
nën hetim nga Prokuroria e Krimeve
të Rënda. Burime nga akuza
qendrore thanë se kjo zyrë do të
ketë një personel të mjaftueshëm
për të përballuar të gjithë fl uksin
e kërkesave për përgjime nga
prokuroritë e rretheve.
Llojet e kërkesave
Hapja e zyrave të Task-Forcës
në disa prokurori në rrethe ka
shtuar numrin e kërkesave.
Korrupsioni në administratën
shtetërore ka sjellë dhjetëra
kërkesa nga institucionet e drejtësisë
për të përgjuar në Prokurorinë
e Përgjithshme abuzuesit
me ligjin, pas ngritjes së
strukturave antikorrupsion në
Durrës, Shkodër, Fier dhe Vlorë.
Madje ka pasur kërkesa edhe për
përgjimin e personave me imunitet,
por gjithçka është refuzuar
nga grupi i hetuesve që punon
pranë kësaj aparature. Zyrtarë
të akuzës qendrore thanë se ligji
për përgjimet e telekomunikacioneve
është bërë më 4 dhjetor
2003, ndërsa në shtator 2005
është instaluar aparatura e re e
përgjimit në prokurori. Në këtë
institucion mbërrijnë kërkesa
të ndryshme për përgjime, të
cilat, pasi shqyrtohen nga Prokurori
i Përgjithshëm, i kalojnë për
miratim gjykatës. Kjo e fundit
vendos nëse përgjimi është ligjor,
nëse duhet të kryhet apo
jo. Por jo gjithçka funksionon
në këtë mënyrë, kur në biseda
midis nëpunësve të administratës
shtetërore përmenden edhe emra
politikanësh. Por pamundësia e
veprimeve në këtë kategori të implikuarish,
pasi gëzojnë imunitet,
i ka detyruar hetuesit t‘u kthejnë
përgjigje negative institucioneve
të drejtësisë.
Kush përgjohet
Sipas burimeve nga akuza
qendrore, tashmë të gjitha përgjimet
e rëndësishme të zyrtarëve
të shtetit "kalojnë" nga zyra e
kryeprokurores Ina Rama. Kjo
e fundit jep aprovimin nëse
duhet lejuar ose jo. Ndërkaq,
burimet thanë se kërkesat janë
shtuar edhe nga prokuroritë e
rretheve. Pothuajse çdo ditë,
punonjësit e aparaturës së përgjimeve
zbardhin biseda të të dyshuarve
për afera korruptive. Me
gjithë sekretet hetimore, zyrtarë
të Prokurorisë së Përgjithshme
thanë se tematika e përgjimeve
të kësaj strukture është e larmishme.
Për çdo ditë, grupe hetimore
nga Prokuroria e Krimeve të
Rënda, ajo e Tiranës dhe prokuroritë
e rretheve sjellin kërkesa
për përgjimin e punonjësve të
policisë, drejtorëve në ministri
të ndryshme, mjekë, avokatë,
pedagogë e deri te gjyqtarët dhe
vetë prokurorët, ndërsa pësojnë
të njëjtin fat qytetarët e thjeshtë,
bartës të një vepre penale të
rëndë. Por nuk përjashtohen
nga përgjimi personat me imunitetit.
Kjo jo drejtpërdrejt, por
me anë të personave të dyshuar,
të cilët në një moment mund të
kontaktojnë me "eprorin" e tyre.
Megjithatë, burime nga akuza
qendrore thanë se për ta marrë
provë një bisedë të tillë duhet
aprovimi i përgjimit nga Gjykata
e Lartë dhe Parlamenti. Burimet
nga akuza thanë se tashmë puna
e akuzës qendrore konsiston
tashmë jashtë Tiranës, ku prokuroritë
e rretheve, me njësitë e reja
antikorrupsion, duket se i bëjnë
"konkurrencë" Prokurorisë së
Tiranës. Nga data 1 shtator 2007
dhe më pas, pothuajse të gjithë
personat e arrestuar, në Tiranë
apo rrethe, janë përgjuar. Provat
më të forta të akuzës janë pikërisht
bisedat e zbardhura, ku tregohen
qartë edhe abuzimet e kryera.
Gjithsesi, krahas tyre, akuza tha
se ka një numër të konsideruar
dëshmitarësh, të cilët mund të
pohojnë bisedën e përgjuar. Sipas
specialistëve, çdo bisedë që përgjohet
me vendim gjykate, mund
të përgjohet edhe nga kompanitë
celulare, nëpërmjet aparaturave.
Mania e "çimkave" në Shqipëri
Drejtues të prokurorisë, por
edhe funksionarë të Shërbimit
Informativ Shtetëror
(SHISH), mendojnë se aparaturat
e instaluara në Shqipëri nuk janë
bashkëkohore dhe si pasojë vetë
aparaturat mund të përgjohen
nga kompanitë celulare. Gjithsesi,
kjo nuk e ka penguar organin
e akuzës të depozitojë në gjykatë
një numër të konsiderueshëm
kërkesash, prej të cilave janë
arrestuar dhjetëra zyrtarë dhe
ish-zyrtarë. Në një intervistë, ishkryeprokurori
Theodhori Sollaku
deklaronte se është e vërtetë që
numri i subjekteve të përgjuara
mbetet ende mjaft i lartë. "Arsyet
janë nga më të ndryshmet. Së
pari, është një metodë hetimi
dhe parandalimi që përdoret për
herë të parë në vendin tonë, pra
nuk ekziston një traditë e konsoliduar.
Së dyti, lidhet me presionin
e madh që bëjnë strukturat
shtetërore të sigurisë dhe të luftës
kundër krimit ndaj prokurorisë
për të administruar informacione
nëpërmjet përgjimeve pa
u lodhur shumë dhe së treti, do
të thosha që ligjet në fuqi lënë
shumë hapësirë për përdorimin
e mjeteve të përgjimit", tha ai. Më
tej do të shtonte se ka ardhur koha
që duhet të vendosen kritere më
të forta ligjore për përdorimin e
përgjimeve, duke bërë ndërhyrjet
e duhura në ligjin përkatës, si dhe
në Kodin e Procedurës Penale.
Sipas tij, struktura përkatëse në
Prokurorinë e Përgjithshme, me
gjithë presionet e shumta që
bënin kërkuesit, ka ditur të respektojë
me fanatizëm ligjin, duke
kthyer mbrapsht shumë kërkesa
të subjekteve të ndryshme që kanë
qenë të paargumentuara ligjërisht.
Por burime të rezervuara
nga akuza thanë se këto kërkesa
kanë qenë pikërisht për personat
me imunitet.
Kush i realizon përgjimet
Në ndryshimin e ligjit për përgjimet shtohen edhe
prokuroria dhe policia, si institucione që kanë të
drejtë të bëjnë ndërhyrjen në bisedat telefonike fi kse
dhe ato të lëvizshme. Proceset teknike të përgjimit
për Policinë e Shtetit dhe për të gjitha shërbimet e
tjera informative realizohen nga sektori i përgjimeve në
SHISH, ku operatorët e përgjimeve pa përjashtim, janë
punonjës të këtij shërbimi. Dinamika e deritanishme ka
treguar se ka pasur mosndjekje në kohë të përgjimeve,
për shkak se operatorët e SHISH-it punojnë sipas organizimit
të brendshëm të punës, në këtë institucion dhe
si pasojë kanë dështuar disa herë masat parandaluese.
Sipas argumenteve të paraqitura, gjykohet se është e
domosdoshme që Policia e Shtetit të ketë seksionin e
vet të përgjimeve.
qendrore vazhdon të jetë
në funksion të plotë,
megjithëse jemi në sezonin veror,
ku të gjithë zyrtarët e prokurorisë
kanë marrë pushimet. Shkak
është bërë ndjekja e elementëve
kriminalë që mund të kenë mbërritur
në Shqipëri kohët e fundit,
duke përfi tuar nga ardhja e pushuesve.
Hetuesit janë "ngujuar" në
katin e fundit të Prokurorisë së
Përgjithshme, atje ku janë instaluar
zyrat e sektorit të përgjimeve
dhe gjatë ditës presin dhjetëra
kërkesa për përgjime. Përgjimet
janë kryesisht për personat e dyshuar
se kanë kryer vepër penale
në Shqipëri, por nuk përjashtohen
as grupet kriminale që janë
nën hetim nga Prokuroria e Krimeve
të Rënda. Burime nga akuza
qendrore thanë se kjo zyrë do të
ketë një personel të mjaftueshëm
për të përballuar të gjithë fl uksin
e kërkesave për përgjime nga
prokuroritë e rretheve.
Llojet e kërkesave
Hapja e zyrave të Task-Forcës
në disa prokurori në rrethe ka
shtuar numrin e kërkesave.
Korrupsioni në administratën
shtetërore ka sjellë dhjetëra
kërkesa nga institucionet e drejtësisë
për të përgjuar në Prokurorinë
e Përgjithshme abuzuesit
me ligjin, pas ngritjes së
strukturave antikorrupsion në
Durrës, Shkodër, Fier dhe Vlorë.
Madje ka pasur kërkesa edhe për
përgjimin e personave me imunitet,
por gjithçka është refuzuar
nga grupi i hetuesve që punon
pranë kësaj aparature. Zyrtarë
të akuzës qendrore thanë se ligji
për përgjimet e telekomunikacioneve
është bërë më 4 dhjetor
2003, ndërsa në shtator 2005
është instaluar aparatura e re e
përgjimit në prokurori. Në këtë
institucion mbërrijnë kërkesa
të ndryshme për përgjime, të
cilat, pasi shqyrtohen nga Prokurori
i Përgjithshëm, i kalojnë për
miratim gjykatës. Kjo e fundit
vendos nëse përgjimi është ligjor,
nëse duhet të kryhet apo
jo. Por jo gjithçka funksionon
në këtë mënyrë, kur në biseda
midis nëpunësve të administratës
shtetërore përmenden edhe emra
politikanësh. Por pamundësia e
veprimeve në këtë kategori të implikuarish,
pasi gëzojnë imunitet,
i ka detyruar hetuesit t‘u kthejnë
përgjigje negative institucioneve
të drejtësisë.
Kush përgjohet
Sipas burimeve nga akuza
qendrore, tashmë të gjitha përgjimet
e rëndësishme të zyrtarëve
të shtetit "kalojnë" nga zyra e
kryeprokurores Ina Rama. Kjo
e fundit jep aprovimin nëse
duhet lejuar ose jo. Ndërkaq,
burimet thanë se kërkesat janë
shtuar edhe nga prokuroritë e
rretheve. Pothuajse çdo ditë,
punonjësit e aparaturës së përgjimeve
zbardhin biseda të të dyshuarve
për afera korruptive. Me
gjithë sekretet hetimore, zyrtarë
të Prokurorisë së Përgjithshme
thanë se tematika e përgjimeve
të kësaj strukture është e larmishme.
Për çdo ditë, grupe hetimore
nga Prokuroria e Krimeve të
Rënda, ajo e Tiranës dhe prokuroritë
e rretheve sjellin kërkesa
për përgjimin e punonjësve të
policisë, drejtorëve në ministri
të ndryshme, mjekë, avokatë,
pedagogë e deri te gjyqtarët dhe
vetë prokurorët, ndërsa pësojnë
të njëjtin fat qytetarët e thjeshtë,
bartës të një vepre penale të
rëndë. Por nuk përjashtohen
nga përgjimi personat me imunitetit.
Kjo jo drejtpërdrejt, por
me anë të personave të dyshuar,
të cilët në një moment mund të
kontaktojnë me "eprorin" e tyre.
Megjithatë, burime nga akuza
qendrore thanë se për ta marrë
provë një bisedë të tillë duhet
aprovimi i përgjimit nga Gjykata
e Lartë dhe Parlamenti. Burimet
nga akuza thanë se tashmë puna
e akuzës qendrore konsiston
tashmë jashtë Tiranës, ku prokuroritë
e rretheve, me njësitë e reja
antikorrupsion, duket se i bëjnë
"konkurrencë" Prokurorisë së
Tiranës. Nga data 1 shtator 2007
dhe më pas, pothuajse të gjithë
personat e arrestuar, në Tiranë
apo rrethe, janë përgjuar. Provat
më të forta të akuzës janë pikërisht
bisedat e zbardhura, ku tregohen
qartë edhe abuzimet e kryera.
Gjithsesi, krahas tyre, akuza tha
se ka një numër të konsideruar
dëshmitarësh, të cilët mund të
pohojnë bisedën e përgjuar. Sipas
specialistëve, çdo bisedë që përgjohet
me vendim gjykate, mund
të përgjohet edhe nga kompanitë
celulare, nëpërmjet aparaturave.
Mania e "çimkave" në Shqipëri
Drejtues të prokurorisë, por
edhe funksionarë të Shërbimit
Informativ Shtetëror
(SHISH), mendojnë se aparaturat
e instaluara në Shqipëri nuk janë
bashkëkohore dhe si pasojë vetë
aparaturat mund të përgjohen
nga kompanitë celulare. Gjithsesi,
kjo nuk e ka penguar organin
e akuzës të depozitojë në gjykatë
një numër të konsiderueshëm
kërkesash, prej të cilave janë
arrestuar dhjetëra zyrtarë dhe
ish-zyrtarë. Në një intervistë, ishkryeprokurori
Theodhori Sollaku
deklaronte se është e vërtetë që
numri i subjekteve të përgjuara
mbetet ende mjaft i lartë. "Arsyet
janë nga më të ndryshmet. Së
pari, është një metodë hetimi
dhe parandalimi që përdoret për
herë të parë në vendin tonë, pra
nuk ekziston një traditë e konsoliduar.
Së dyti, lidhet me presionin
e madh që bëjnë strukturat
shtetërore të sigurisë dhe të luftës
kundër krimit ndaj prokurorisë
për të administruar informacione
nëpërmjet përgjimeve pa
u lodhur shumë dhe së treti, do
të thosha që ligjet në fuqi lënë
shumë hapësirë për përdorimin
e mjeteve të përgjimit", tha ai. Më
tej do të shtonte se ka ardhur koha
që duhet të vendosen kritere më
të forta ligjore për përdorimin e
përgjimeve, duke bërë ndërhyrjet
e duhura në ligjin përkatës, si dhe
në Kodin e Procedurës Penale.
Sipas tij, struktura përkatëse në
Prokurorinë e Përgjithshme, me
gjithë presionet e shumta që
bënin kërkuesit, ka ditur të respektojë
me fanatizëm ligjin, duke
kthyer mbrapsht shumë kërkesa
të subjekteve të ndryshme që kanë
qenë të paargumentuara ligjërisht.
Por burime të rezervuara
nga akuza thanë se këto kërkesa
kanë qenë pikërisht për personat
me imunitet.
Kush i realizon përgjimet
Në ndryshimin e ligjit për përgjimet shtohen edhe
prokuroria dhe policia, si institucione që kanë të
drejtë të bëjnë ndërhyrjen në bisedat telefonike fi kse
dhe ato të lëvizshme. Proceset teknike të përgjimit
për Policinë e Shtetit dhe për të gjitha shërbimet e
tjera informative realizohen nga sektori i përgjimeve në
SHISH, ku operatorët e përgjimeve pa përjashtim, janë
punonjës të këtij shërbimi. Dinamika e deritanishme ka
treguar se ka pasur mosndjekje në kohë të përgjimeve,
për shkak se operatorët e SHISH-it punojnë sipas organizimit
të brendshëm të punës, në këtë institucion dhe
si pasojë kanë dështuar disa herë masat parandaluese.
Sipas argumenteve të paraqitura, gjykohet se është e
domosdoshme që Policia e Shtetit të ketë seksionin e
vet të përgjimeve.