E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç: 4 të lënduar nga vetura e përplasur me autobusin me turistë kosovarë

Laç, 24  -  Një autobus me turistë kosovarë është përplasur me një automjet ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Ngjarja ndodhi sot në Laç,  kur autobusi me pasagjerë turistët kosovarë u përplas me një automjet në të cilin udhëtonin 4 persona, raporton BalkanWeb. Si pasojë 4 personat e automjtetit të vogël mbetën të plagosur. Burime nga vendgjarja bëjnë të ditur se të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë nga pasagjerët e autobusit nuk pati asnjë turist të plagosur.

Por, aksidenti ka shkaktuar një amulli në aksin ku ndodhi përplasja mes dy automjeteve. Automjetet kanë qëndruara në vendin e aksidentit derisa policia ka kryer të gjitha ekspertizat e nevojshme, gjë që ka sjellë bllokimin e rrugës. Kjo shkaktoi një radhë të gjatë automjtetesh që pritën deri në lirimin e rrugës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›