Në burgun e Dubravës ndërron jetë një i burgosur shqiptar

Istog, 24 gusht- Një i burgosur shqiptar ka ndërruar jetë në burgun e Dubravës, ka njoftuar policia rajonale e Pejës, të martën nëpërmjet një komunikate për media. ”Më datën 23.12. 2010 , rreth orës 09:00, personeli i burgut të Dubraves kanë kërkuar ndihmë nga mjeku kujdestar i Shtëpisë se Shëndetit në Istog lidhur me një person i cili gjendej në vuajtjen e dënimit në këtë burg. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete (i vdekur), dhe sipas mjekut kujdestar nuk shihen shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa për ketë është lajmëruar edhe Stacioni Policor në Istog”, thuhet në komunikatë të nënshkruar nga zyrtari policor i DRP-së në Pejë, Zeqir Kelmendi. Sipas tij, me të pranuar informatën, Njësitet Policore të Stacionit Policor të Istogut dhe Hetuesit Rajonal të Pejës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar informatën fillestare.
Kelmendi bën të ditur se viktima ka qenë një i ri njëzet e katërvjeçar shqiptar , por nuk bën të ditur identitetin dhe vendbanimin e tij. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rastin është duke e proceduar Njësiti Rajonal për Krime Serioze.