E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri mes 2 fshatrave të Shkodrës kërcënon 2 banesa

Shkodër, 24 gusht - Një zjarr i fuqishëm i rene ne kodrat e aksit rrugor Shkodër - Muriqan po kërcenon dhe banesat në zonë.
Flakët e zjarrit shpërthyen sot në mesditë mes dy fshatrave Zus dhe Oblike ndërsa konfirmohet se shumë pranë zjarrit ndodhen disa banesa të fshatarëve të zonës, raporton BalkanWeb.
Në vendgjarje ndodhen aktualisht 3 zjarrfikëse, ndërsa është apeluar për ndihme që zjarrfikëse nga qytete të tjera të mbërrijnë në zonën që po digjet. Alarmi u vu pasi era që po fryn ditën e sotme ka përhapur me shpejtësi vatrat e zjarrit duke rrezikuar dy banesa që ndodhen mes dy fshatrave. Familjet e këtyre shtëpive janë evakuuar nga godinat e banimit.
Banorë të zonës janë bashkuar më zjarrfikëset dhe po mundohen që me mjete rrethanore të izolojnë flakët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›