Laç-Masakrohet nga derrat 6-vjeçari
Një 6-vjeçar është sulmuar egërsisht nga një kope derrash në qendër të qyteti të Laçit. Ai ka përfunduar në spitlal i masakruar pasi është kafshuar keq më dhëmbë nga derrat, të cilët në Laç kanë lëvizje të pakufizuar dhe nuk janë mjaftuar me sulmin fillestar ndaj Armando Ndrecit. Pasi kanë mundur të hedhin në tokë nxënësin e klasës parë e kanë kafshuar në duar dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjara ka ndodhur bash përballë godinës së bashkisë dhe kanë qenë disa qytetarë të rastit ata që kanë larguar vogëlushin nga derrat e egërsuar. Mjekët e spitalit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe me pas është nisur për në spitalin e Lezhës për një kurim më të specilalizuar.