E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skënderbe, pas ç'na ke lënë...!

Mburremi të gjithë me tyO Heroi KombëtarÇjerrim faqe, shkulim flokëThemi: "Nga ty kemi ngjarë...!".Zogu - Kastriot i parëBrirë të kapelja s'çoiMori dhinë me gjithë brirëMor' florinë, kufin` kaptoi.Enver - Kastriot i dytëN'Krujë kalanë ta riparoiBëri dhe një shpatë falseTha: Gjith' botën do luftoj.Ramiz - Kastriot i tretëVeshi shpatën me pambukSkënderbe pa flokë në kokëU largua butë –butë.Sali - Kastrioti i katërtT'parën herë në pushtetMori vetëm shpatën tëndeSe brirët i kishte vetë.Kalanë që Enveri stisiE prishi, e shkatërroiE në fund flakën i vuriÇ'ngeli, e privatizoi.Fatos - Kastriot i pestëDhe në burg kokën kur çoiPërkrenaren, edhe shpatënKurrë nga dora s'i lëshoiDitën që nga burgu doliI tregoi gjithë ShqipërisëHoqi brirët nga kapeljaVuri shishet e rakisë.Shpatën dehshëm e vërvisteIsh prej Xhini hij'e tijaLokalin sekuestrontePo t'i vonohej pak pija.Sala shpatën se dorëzoiAs kur ish në opozitëNë çdo shesh na e vërtitiVeshët na hëngri përditë.E kaliste shpatën mirë Korrupsionin po kërkonteT'i dilte në dyluftimEdhe vendin t'i tregonte.I erdh dita ta luftonteI dhamë besën, i dhamë votëKy na i ktheu me GërdecëNa rrëzoi çatinë mbi kokë.Skënderbe, prapa ç'ke lënë...Ca hajdutë, ca racë gomariAi që na vjen më pasËshtë më keq nga i pari.Vargje të shkëputura nga reagimet e lexuesve  në Shekulli Online - (www.shekulli.com.al)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›