Rama-laçianëve: Ju e nisët ‘Rilindjen’ para 2 vitesh, do bëjmë atë që nuk patët për 20 vite
LAÇ- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi elektoral në qytetin e Laçit, deklaroi se laçianët para dy vitesh larguan hijen e pushteti të Partisë Demokratike, që për 20 vite rrënoi qytetin.
“Nuk kam fjalë kjo këtu në Laç, është një pamje e paparë. Ju e keni nisur këtë rrugë, 2 vjet më parë, 2 vjet më parë ju vendosët, ta largoni nga Laçi, hijen e katragjyshit dhe vendosët që në vend të katragjyshit të zgjidhni një djalin tuaj, shokun dhe vëllain tuaj. Artur Bardhi, i cili sot si kryetari i Bashkisë na bën të gjithëve krenar. Ju e keni shijuar frytin e ndryshimit, ju e dini se cfarë ndryshimi madh është kur ikën katragjyshi dhe kur gjenerata e re merr në dorë fatet e komunitetit. Ju e keni çliruar qytetin me largimin e asaj çete se kudo ku shkel, ndalon dhe rri rrënon. Ju laçianët. E larguat me 8 maj të 2 viteve më parë, çetën e rrënimit nga pushteti këtu në Laç, dhe ja sot dy vjet me pas, cdo qytetar, i kësaj Bashkie mundet të dëshmojë, pavarësisht nëse është socialist apo demokrat se ndryshimi është i dukshëm dhe i ndjeshëm, është i prekshëm për të gjithë”, theksoi Rama.
Rama premtoi se Partia Socialiste në 4 vitet që vijnë do të bëjë për rrethin e Kurbinit atë që partia Demokratike nuk bëri për 20 vite me radhë, teksa i ka bërë thirrje jo vetëm socialistëve por dhe demokratëve të votojnë për “Rilindjen “ qyteti dhe gjithë Shqipërisë.
“Ajo që mund t’iu them me sigurinë më të madhe është se në rast se ju me 23 qershor do bashkoheni socialistë dhe demokrat që jetoni në këtë qytet të varfër dhe papunësi të lartë për ti dhënë votën programit për një “Rilindje shqiptare” do i jepni Artur Bardhit dhe vetes një mbështetje të jashtëzakonshme dhe bashkë ne do bëjmë për Laçin dhe Kurbinin atë që nuk është bërë 20 vite me radhë. Socialistë të dhe demokratët me teserë, apo dhe indiferente, më 23 qershor do të votoni për të mbajtur në qafë katragjyshin me antiplumb apo do zgjedhin Rilindjen”, u shpreh Rama.
vijon