Thaci ngushëllon familjet e viktimave të tragjedisë në lumin Tisa
PRISHTINE-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në tragjedinë e lumit Tisa.
"Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e jetës së të afërmve tuaj në tragjedinë që ndodhi në lumin Tisa. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në telegram.
"Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse ndërkombëtare, janë thellësisht të angazhuara dhe do të marrin të gjitha masat e duhura që të gjenden shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë", theksohet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi.
(m.a/BalkanWeb)