E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, aksident prane Mamurasit, vdes 30 vjecari

Rreth nje ore me pare nje aksident me pasoje nje te vdekur ka ndodhur ne superstraden Fushe Kruje-Lezhe prane Mamurrasit.

Nje automjet tip “Benz” me targa anglese, po udhetonte ne drejtim te Lezhes ka goditur jashte asfaltit 30-vjecarin Durim Mema nga fshati Fushe-Mamurras, ndersa po udhetonte ne ane te rruges.

Drejtuesi i mjetit eshte ndaluar ne vendngjarje nga policia sepse shkak i aksidentit ka qene nje parakalim i gabuar.

Automjeti ka dale nga rruga per t’ju shmangur nje mjeti qe po vinte perballe dhe ka goditur kalimtarin. Goditja ka qene fatale per te sepse i ka marre jeten.

Ne kete segment rrugor jane te shumta aksidentet te cilat ne shumicen dermuese te rasteve ndodhin per shkak te mosrespektimit te rregullave te qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›