E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti, Rama: Pas 3 vjetësh Tirana më e pastër

Pas tre vjetësh Tirana do të jetë qyteti më i pastër i Shqipërisë. Të paktën këtë ka deklaruar sot kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama duke theksuar objektivin e institucionit që ai drejton. 

TIRANË - Nuk është një premtim më shumë se sa objektivi kryesor i bashkisë më të madhe në Shqipëri. Tirana qyteti me më shumë banorë e kështu me më shumë probleme me trafikun dhe ajrin e ndotur do të ketë mjedisin më të mastar në 3 vitet e ardhëshme. Kryebashkiaku Edi Rama u deklarua i kënaqur nga puna e bërë nga bashkia që ai drejton, gjë e cila sipas tij solli pranimin e qeverisë të vërtetën mbi gjithçka që është bërë në kryeqytet në këto vite tranzicioni.
Kryetari i Bashkisë në konferencën e posatshme për shtyp bëri një përmbledhje të rezultateve në këto vite si dhe publikoi objektivin më të madh deri në vitin 2011. “Sot është për të thënë se këtë fund viti, do të mbjellim 6000 pemë të reja, 3500 brenda në qytet dhe 2500 në parkun e liqenit ku do të nisim edhe projektin tonë të madh të rehabilitimit të parkut, fillimisht me rrugët e brendshme, korsitë e biçikletave dhe të vrapuesve. Do të fusim 120 makineri pastrimi më cilësore se sa ato që kanë punuar deri tani dhe do të shtojmë 400 punëtorë në pastrim. PO kështu do të rrisim edhe fondin e punësimit në dobi të mjedisit”, tha Rama.
Ministri i Mjedisit Lefter Xhuveli një ditë më parë tha se në bazë të vlerësuesve të biodiversitetit për vitet 2005 deri në 2007 ka përmirësim të mjedisit, sidomos në kryeqytet. Një fakt i tillë sipas kryetarit të bashkisë Edi Rama është lidhur direkt me punën e bashkisë e drejtuar prej tij.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›