Axhustatori, kapet ne plackitje
Fier- Nje 41-vjecar me profesionin e axhustatorit dhe dy shoke te tij, jane arrestuar mengjesin e djeshem nga Policia e Fierit, nen akuzen e vjedhjes se dyqaneve ne kete qytet. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar nje sere sendesh qe perdoreshin per hapjen e dyerve dhe sharrimin e tyre. Burime zyrtare bene me dije se te ndaluarit jane Arjan Nikaj, 41-vjec, me profesion axhustator, Edmond Dhanaj, 39-vjec, i denuar me pare per "armembajtje pa leje" dhe Leonard Begaj, 42-vjec, te tre nga qyteti i Vlores. Pasi ishin ambientuar me zonen urbane te Fierit, te dyshuarit piketonin dyqanet qe do te sulmonin dhe gjate oreve te nates hidheshin ne aksion. Krimi me i fundit kur u kapen ne flagrance ka qene edhe tentativa per vjedhje te dyqanit "Foto Bele", qe ndodhet vetem 20 metra larg godines se bashkise Fier. Grupi hetimor dyshon se tre te personat mund te jene te perfshire edhe ne krime te tjera, kryesisht vjedhje dyqanesh dhe banesash, te ndodhura muajin maj dhe qershor.
Vjedhja me e fundit ka mbetur ne tentative, pasi hajdutet jane pikasur nga nje roje private i bizneseve te zones ne qender te qytetit. Gjate largimit me shpejtesi, duke perdorur nje makine, roja ka arritur te fiksoje targen e mjetit, te cilen ia ka treguar policise. Gjate aktit ata kishin filluar qe te demtonin braven ne deren kryesore te dyqanit. Pronari i dyqanit ka bere denoncimin ne komisariat dhe ekspertet munden te fiksonin disa gjurme. Me pas policia eshte vene ne kerkim te te dyshuarve dhe ka mundur qe te kryej ndalimin. Pas kontrollit te ushtruar, jane sekuestruar edhe sendet qe mendohet te jene perdorur per te kryer vjedhjen ne menyre profesionale te mjetit "Audi A6", me targa TR 9505N, prone e Dhanajt. Arjan Nikaj, me profesion axhustator prej mbi 11 vitesh, kryente hapjen e dyerve te blinduara, duke perdorur trapano me bateri, nje flete sharre per prerje metalesh, kacavida dhe sende te tjera. Policia ka bashkuar disa dosje vjedhjesh te kryera ne kete menyre, duke hedhur dyshimet tek ky grup.
Xhemil Beharaj