Dondollaku, i shpeton burgut perjete
Tirane- Krahu i djathe i Aldo Bares, i ka shpetuar dje burgimit te perjetshem. Gjykata e Krimeve te Renda, ka denuar me 25 vjet burgim Enver Dondollakun, te njohur si anetar i "Bandes se Lushnjes". Gjate seances se djeshme gjyqesore, prokurori i ceshtjes kerkoi denimin e Dondollakut me burgim perjete. Ndersa mbrojtja ka kerkuar pafajesine e tij per arsye se nuk ka pasur prova nga ana e prokurorise. Dondollaku eshte denuar nga gjykata me burgim perjete, por duke qene se gjykohej me gjykim te shkurtuar, gjykata i ka ulur atij nje te treten e denimit. Perfundimisht i pandehuri qe gjykohej ne mungese do te vuaje vetem 25 vjet burg. Enver Dondollaku akuzohet per tete akuza, kater prej te cilave vrasje, mes tyre dhe ajo e inspektorit te Krimeve ne qytetin e Lushnjes, Kledi Bano. Numri dy i "Bandes se Lushnjes" Enver Dondollaku, njihet dhe si krahu i djathte i Aldo Bares, kreut te bandes. Ai ka qene i pranishem qe ne fillimin e veprimtarise se bandes, fillesat e se ciles gjenden ne vitin 1997. Vrasja e vellait te Alfred Shkurtit, i njohur ky i fundit me emrin e Aldo Bares, ka qene dhe motivi i krijimit te kesaj bande, e cila me pas mori tiparet e nje organizate te vertete kriminale. Kjo, pasi pervec eliminimit te vrasesit te vellait te Aldo Bares dhe miqve te tij, pjesetaret e kesaj bande filluan te merren edhe me trafikim te lendeve narkotike, ku per nje kohe te shkurter ata u bene trafikuesit me te medhenj te lendeve narkotike. Veprimtarine e tyre ata e shtrine edhe ne fushen e biznesit, ku gjate kesaj kohe u bene zoterues te vertete te Lushnjes. Vrasja e pare qe rendon mbi Dondollakun dhe miqte e tij, eshte ajo e shqiptaro-maqedonasit Xhevat Demiri, vrasje e ndodhur me 3 gusht te vitit 1997. Viktima eshte ndaluar ne hyrje te qytetit nga kater persona te armatosur, ku ndermjet tyre ishin dhe te pandehurit Aldo Bare, Enver Dondollaku, Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, te cilet pas vrasjes jane transportuar me makine nga Arben Borici. Nderkohe, vrasjet e bandes kane vijuar me ate te dates 13 shkurt te vitit 1998, ne vendin e quajtur Kolonje te rrethit te Lushnjes, ku eshte ekzekutuar Nimet Zeneli. Ne kete vrasje kane marre pjese Aldo Bare, Enver Dondollaku, Arben Borici dhe Ilir Stergu, te cilet si synim per te vrare kane pasur Gramoz Selmanin, shok i ngushte i Artur Dajes, i cili udhetonte bashke me Nimet Zenelin dhe Masar Aliun. Nderkaq, nje jave me vone, me synimin e vetem vrasjen e Masar Aliut, ne rrugen Kolonje-Bitaj te rrethit te Lushnjes, persona te armatosur, ku ndermjet tyre ishte dhe Enver Dondollaku, i zene prite ketij te fundit. Ata kane qelluar ne drejtim te ketij te fundit, duke i shkaktuar vdekjen, nderkohe qe kane qelluar edhe ne drejtim te Idajet Beqirit, i cili udhetonte bashke me Aliun, duke e vrare ne vend ate.
Denimi
Enver Dondollaku gjendet i burgosur ne qelite italiane, duke qene se eshte denuar nga drejtesia e ketij vendi me 17 vjet burg, per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike".
Akuzat
"Vrasjes me paramendim" te shtetasit Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu, Idajet Beqiri
"Vrasjes me paramendim" te ngelur ne tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu,
"Mbajtjes pa leje te armeve luftarake"
"Shkaterrimit te prones me zjarr" te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu
"Pjesemarrjes ne organizaten kriminale" dhe "kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale"
"Vjedhjes me dhune", ne dem te shtetasit Baki Taullai
Denimi
Enver Dondollaku gjendet i burgosur ne qelite italiane, duke qene se eshte denuar nga drejtesia e ketij vendi me 17 vjet burg, per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike".
Akuzat
"Vrasjes me paramendim" te shtetasit Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu, Idajet Beqiri
"Vrasjes me paramendim" te ngelur ne tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu,
"Mbajtjes pa leje te armeve luftarake"
"Shkaterrimit te prones me zjarr" te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu
"Pjesemarrjes ne organizaten kriminale" dhe "kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale"
"Vjedhjes me dhune", ne dem te shtetasit Baki Taullai