Del nga rruga, vdes shoferi
Lushnje- Nje 30-vjecar ka humbur jeten pasditen e te enjtes teksa udhetonte me automjetin e tij. Gentin Gjoni, nga qyteti i Lushjes ka qene duke udhetuar me automjetin e tij tip "Audi" me targa LU 9222 B ne aksin rrugor Rrogozhine -Lushnje ne vendin e quajtur " Rotondo e Plugut". Burimet zyrtare te Policise se Qarkut Lushnje pohuan se 30-vjecari Gjoni gjate momentit qe ka qene duke drejtuar automjetin e tij, i ka dale jashte kontrollit, duke u perplasur me betonin e autostrades e me pas ka perfunduar ne kanalin anes rruges, duke i shkaktuar vdekjen. Policia pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dyshon se gjithcka mund te kete qene aksidentale, nderkohe qe po heton ne zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.