Tenton Italine nga Rinasi, pranga tutorit
Peqin- Kerkohej prej 15 muajsh per trafik me qellime prostitucioni, kapet duke tentuar arratisjen drejt Italise. Burime zyrtare te Policise se Peqinit, bene me dije se moren masen e ndalimit ndaj 33-vjecarit Zgalem Beheluli, i cili ishte pikasur ne aeroportin e Rinasit "Nene Tereza" ne Tirane, duke udhetuar me nje nga linjat ajrore per jashte vendit. Ne dem te te dyshuarit ishte depozituar ne Drejtorine e Policise Elbasan, nje denoncim nga nje vajze qe pretendonte se ishte mashtruar dhe me pas trafikuar me force nga Beheluli, duke u shfrytezuar si prostitute ne vendin fqinj. Me 1 mars te vitit 2008, Gjykata e Elbasanit kishte vendosur masen e sigurise "arrest me burg" ne mungese per 33-vjecarin nga Peqini, per akuzen e "trafikut per qellime prostitucioni". Prej kesaj kohe Beheluli ka jetuar ne arrati dhe diten e djeshme ka tentuar me nje bilete Tirane-Rome largimin nga vendi duke perdorur aeroportin. Policia nuk dha detaje rreth krimit te kryer, por shpjegoi se i dyshuari gjendet ne proces gjyqesor ne mungese. Kur i eshte komunikuar akuza nga agjentet, Beheluli ka mohuar, duke deklaruar se nuk ka shfrytezuar asnje vajze dhe ka jetuar i lire, pasi nuk dinte asgje se ishte shpallur ne kerkim.
F. S.
F. S.