Laç, makina del nga rruga dhe merr flakë
Shpejtësia e madhe është bërë shkak i një aksidenti me dy të plagosur, mbrëmjen e djeshme në dalje të qytetit të Laçit. Automjeti që udhëtonte në drejtim të superstradës Fushë Krujë - Lezhë është përplasur me disa kafshë dhe më pas ka dalë jashtë rrugës. Pas përmbysjes mjeti u përfshi nga flakët, duke shtuar rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Ka qenë ndërhyrja e zjarrëfikseve të Kurbinit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dy personat që ndodhesin brenda ne automjet morën plagë të rënda dhe u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak të Tiranës.