E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, shembet tavani i shkolles, plagoset mesuesja

Tavani i nje shkolle eshte shembur ne fshatin Shullaz te Lacit, ku si pasoje kane mbetur te plagosur dy persona, nje mesuese dhe nje nxenes.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave nga shembja e tavanit mesuesja Nexhmije Ahmeti ka marre plage te renda ne koke, nderkohe qe nxenesi ka marre vetem disa plage te lehta.

Burimet shtojne se per shkak te plageve mesuesja eshte nisur drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane.

Nderkohe, ekspertet e policise kane mberritur ne vendngjarje per te hetuar shkaqet e shembjes se tavanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›