SHBA, Liri Berisha merr pjesë në konferencën për advokaci për autizëm
Nju Jork- Presidentja e Fondacionit Fëmijet Shqiptarë, zonja Liri Berisha ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtarë të rrjetit të lidershipit për advokaci për autizëm në Nju Jork. Në këtë konferencë organizata nga vende të ndryshme të botës që veprojnë në fushën e autizmit janë mbledhur së bashku për të diktuar praktikat më të mira, sfidat dhe rrugët për të përforcuar bashkëpunimet në luftën kundër autizmit , i cilësuar këtë vit: Krizë në shëndetin publik.
Zonja Liri Berisha pasi bëri prezantimin e punës dhe arritjeve të deritanishme në Shqipëri nënvizoi rëndësinë për identifikimin e hershëm të sëmundjes dhe mundësinë e trajtimit përmes asistencës sociale për fëmijet dhe familjet në nevojë. Rrjeti ndërkombëtar tha zonja Berisha është mjeti i nevojshëm që rezultatet të vijnë shpejt dhe të mira.
(el.me/news24/BalkanWeb)