Me Lionin, ndeshja e sezonit per Canen
Lorik Cana dhe Olimpik Marseje do te kalojne nje ndeshje te veshtire dhe te rendesishme per te prekur ndoshta suksesin me te madh te viteve te fundit. Ne rast se Olimpik Marseje, ekipi ku luan lojtari i kombetares sone, Lorik Cana, do te fitoje ndaj Lionit qe kryeson aktualisht ligen franceze, atehere mund te jete shume prane titullin kampion, qe i mungon prej me shume se nje dekade klubit. Megjithese tifozet e Marsejen jane ne delir me paraqitjen e fundit te ekipi, Lorik Cana kerkon qe te Marseja te qendroje me kembe ne toke. "Ne si ekip beme nje paraqitje te mire ne kupat e Evropes. Jemi kualifikuar pak kohe me pare ne Kupen UEFA, - tha Cana. "Marseja ka mundesi me shume, per ne Lion do te jete e veshtire. Ne shkojme te luajme per te marre me te miren dhe skuadra do te shfrytezoje momentin e fundit. Synojme te ruajme kete gjendje, pavaresisht se do te mund te jemi apo jo ne vend te pare," - deklaroi kapiteni Cana para ndeshjes.