E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder: E humba titullin e katërt

Mesfushori i Holandës, Wesley Sneijder, ishte i prekur thellë nga zhgënjimi pas takimit final ndaj Spanjës, ku "Sneijd'Or" ka pranuar se e ka humbur titullin e katërt këtë sezon.

"Unë fitova tre tituj këtë sezon dhe e humba të katërtin. është vërtetë e rëndë kjo, por ne mund të jemi krenarë me arritjet tona. Ne vetëm humbëm finalen e Botërorit", tha Sneijder.

Sneijder ishte shumë i mërzitur me arbitrin anglez Howard Webb, i cili nuk e dënoi Andres Iniestan për një simulim dhe goditje me qëllim në Mark van Bommelin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›