Burreli/ Sinan Bardhi: Ndal euforise! Dua angazhim maksimal!
Seancat stervitore te ekipi i Burrelit kane hyre ne faza interesante. Presidenti Murat Koliqi, financuesi i vetem i Burrelit, ndjek nga afer ecurine e skuadres. Nderkohe, trajneret Sinan Bardhi e Baftjar Punavija po "shpalosin" gjithe bagazhin e tyre profesional ne pergatitjen e nje ekipi vertet konkurrues ne kategorine e pare. Nese Koliqi ndjek nga tribuna gjithcka, dy trajneret vazhdojne ne fushen e blerte te "Liri Ballabanit" stervitjen me ngarkese te plote. Ushtrimet fizike e taktike jane te shumta. Pas cdo seance stervitore trajneri Bardhi bashkebisedon me lojtaret per ecurine e stervitjes. Ngjirja e zerit nuk e ka penguar ish futbollistin e talentuar, tani trajner i Burrelit, te komunikoje normalisht per gjithcka me futbollistet e tij. Kembengules per cdo veprim, krosim, gjuajtje, triblim e pasim, Bardhi fikson cdo gje dhe pas stervitjes ben vleresimet e duhura, ndoshta per cdo futbollist. Nuk nervozohet kurre, por nuk ngurron te thote se ka qene dhe vete futbollist dhe ka nxjerre perfundimin se stervitja eshte parathenia e ndeshjes: pra, nese ajo kryhet mire dhe ne nivelet e kerkuara, atehere dhe ndeshja do te jete e bukur dhe rezultati i saj do te jete pozitiv. "Jemi me te paguar se sa te tjeret". Kjo shprehje e trajnerit Bardhi eshte mesazh per lojtaret. Duhen justifikuar parate qe shpenzon presidenti Koliqi. Mosmirenjohja per trajnerin burrelas eshte gjesti me i keq, ndaj ai kerkon angazhim maksimal ne cdo seance stervitoe, nga fillimi e deri ne fund te saj. Me ze te larte ai iu ka kerkuar te gjithe futbollisteve pa perjashtim seriozitet te madh ne stervitje. "Ndal euforise dhe mendimit se dime gjithcka", eshte porosia e trajnerit per lojtaret e Burrelit, cka do te thote se i ben paraprite ndonje shenje euforie, megjithese duhet theksuar se kampionatin e kaluar kjo dukuri te Burreli nuk ekzistonte. E gjithe skuadra kishte nje mobilizim te jashtezakonshem, ndaj rezultatet ishin vertet mbreselenese. "Nuk do te toleroj askend", ka perseritur tekniku pas cdo seance stervitore. Pra, trajneri Bardhi po formeson me kujdes formacionin baze, si dhe pankinen e Burrelit. Ai eshte porositur qe ne fillim te fazes pergatitore nga presidenti Koliqi per tolerance zero. Pra, dyshja Koliqi Bardhi eshte e vendosur qe Burreli te kete kete sezon nje ekip konkurues. Askujt ne skuadren burrelase nuk i lejohet te nenvleftesoje stervitjen apo te manifestoje gjeste jo normale per nje futbollist. Cdo fundstervitje Bardhi tregon me hollesi veprimet e gjithsecilit dhe nuk e ka aspak problem te permende gabimet e secilit prej tyre. Ne "skanerin" e tij eshte fiksuar gjithcka. Per futbollistet qe nuk po ecin dot me hapin e lojtareve te tjere, trajneri thote se "do t'i propozoje presidentit Koliqi masa konkrete". Pra, serioziteti i Bardhit eshte maksimal. Ai nuk do qe me Burrelin te deshtoje. Qe ne takimin e pare me Koliqin ka mesuar se ekipi synon superioren. Dhe per kete ai jo vetem e ka falenderuar presidentin, por dhe ka deklaruar mbeshtetje maksimale. "Nuk kam ardhur ne Burrel per te kaluar kohen", shprehet Sinan Bardhi. Kjo do te thote se ai eshte me se i vendosur ta coje me lart skuadren verilindore. Pra, Bardhi tregon publikisht se nuk eshte i kenaqur me qendrimin e Burrelit ne kategorine e pare, te cilin, sipas deklarimeve te deritanishme, as qe e diskuton, por synon daljen ne superiore.
Hasan Pasha
Sport Ekspres