E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëron lëndimin, kthehet nga pensioni

Sam Hutchinson ka nënshkruar kontratë të re për një vit e gjysmë me Chelsean, vetëm 16 muaj pas pensionimit nga futbolli. Mbrojtësi, 22 vjeç, i cili depërtoi nga akademia e klubit, bëri katër paraqitje për ekipin para se një lëndim i gjurit e detyroi të tërhiqet në gusht 2010.

Mirëpo, Hutchinson i cili ishte veçuar si yll i së ardhmes nga ish menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, vërejti se dhimbja i është larguar.

“Është kënaqësi të kthehem dhe shikoj drejt së ardhmes. Shkojë javë pas jave dhe është një proces i ngadalshëm. Ende nuk kam përfunduar rehabilitimin por jam duke luajtur nga 90 minuta dhe ndihem mirë. Është me rëndësi të shkojë sipas planit dhe të dëgjoj stafin mjekësor”, tha Hutchinson, i cili mund të luan në qendër të mbrojtjes ose krahun e djathtë.

Ai debutoi për Chelsean si 18 vjeç kundër Evertonit në maj 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›