Shorti/ Grupe Ferri ne Euro 2012
Në Kiev të Ukrainës, është hedhur shorti për fazën finale të “Euro 2012”, që do të zhvillohet në dy shtetet Poloni dhe Ukrainë. Në një mbrëmje festive, këngët dhe pjesë të tjera plotësuese, e kthyen në një spektal këtë aktivitet. Pjesëmarrës ishin edhe shumë ish-futbollistë legjendë të futbollit botërorë, dy prej tyre, më kryesorët, Zinedin Zidan dhe Marko Van Basten kanë tërhequr goglat duke vendosur fatet e katër grupeve. Kështu në Grupin A, ku bëjnë pjesë Polonia, Greqia, Rusia dhe Çekia, forcat duken të ekuilibruara.
Ndeshja e parë e këtij grupi do të jetë më 8 qershor midis Polonisë vendëse dhe Greqisë. Ndërsa Grupi B, është vërtetë një grup “ferri”, duke parë edhe emrat e tij. Holanda, Danimarka, Gjermania dhe Portugalia. Për të çelur këto përballje do të mendojnë Holanda dhe Danimarka, të cilat sfidohen më 9 qershor në stadiumin “Metalist” të Ukrainës dhe më pas superndeshja Gjermani-Portugali. Grupi C është përbërë nga Spanja, kampione e botës, Italia, Irlanda dhe Kroacia. Spanja dhe Italia, më 10 qershor, “ndezin zjarrin” në arenën europiane.
Grupi i fundit, D, ka njohur këto emra, Ukraina, njëra prej organizatoreve të aktivitetit, është pasuar nga Suedia, Franca dhe Anglia. Franca dhe Anglia , sfida mes pretendentëve më 11 qeshor, dhe më pas Ukraina dhe Suedia, do të mbyllin ndeshjet e para në fazën e grupeve. “Euro 2012” do të hapet më 11 qershor, për të vijuar me ndeshjen Poloni – Greqi, në kryeqytetin polak, Varshavë.