Pele ka gabuar tabletat

Diego Maradona ka kritikuar armikun e tij të vjetër Pele duke i dal në mbrojtje bashkëkombësit të tij, yllit argjentinas Lionel Messi.
Maradona ka akuzuar Pelen për marrje të “tabletave të gabuara” pas deklaratave të brazilianit se sulmuesi i Santosit Neymar është futbollist më i mirë se Messi i Barcelonës.
“Ai mori tabletat e gabuara. Në vend se të merr ato të natës ai i konsumoi të mëngjesit. Është kapluar nga konfuzioni dhe nuk e di se çka flet, i sugjeroj që herën e ardhshme të merr tabletat e duhura para se të flet, ose të ndërron mjekun” tha Maradona gjatë një konference për shtyp.